Flash News

POLITIKOFF

Von Der Leyen pyet presidenten e Kosovës si është Dua Lipa, Osmani e fton në "Sunny Hill"

Von Der Leyen pyet presidenten e Kosovës si është Dua Lipa,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e liderëve në Bruksel. Ajo ka zhvilluar takime me një sërë krerësh të rëndësishëm, përfshirë edhe Presidentin francez, Emmanuel Macron. Në ceremoninë e fotografisë zyrtare me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe të presidentin e Francës, Emanuel Macron, Presidentja dëgjohet teksa ka një ftesë.

Ajo fton të tre në festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet në data 4-7 gusht. Ftesa erdhi pasi Presidentja e Komisionit Europian, e pyeti Presidenten Osmani se “si është Dua”.

“Dua është mirë dhe shpresojmë t’iu kemi në kohën e Sunny Hill Festival që do zhvillohet në Kosovë ku [Dua] po sjell një line-up shumë të mirë.” – thotë Osmani.


"Jemi fansa të të njëjtës muzikante" – shprehet Ursula Von Der Leyen. 

Kujtojmë se presidentja e KE-së, ka takuar dhe më parë Dua Lipën në "Atlantic Council" dhe madje ka bërë dhe një postim në Twitter, ku ka shprehur mbështetjen e saj për këngëtaren shqiptare nga Kosova.

Të fundit