Flash News

SPORT

Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja

Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo

Kushtet ekstreme atmosferike në Shtetet e Bashkuara vijojnë të krijojnë probleme për zhvillimin e Kupës së Botës 2026. Këtë herë në pikëpyetje është vënë çerekfinalja mes Anglisë dhe Norvegjisë, e planifikuar të luhet në Miami.

Sipas parashikimeve meteorologjike, zona pritet të përfshihet nga temperatura shumë të larta, lagështi e madhe dhe stuhi të forta elektrike pikërisht në orarin kur është parashikuar të zhvillohet ndeshja.

Edhe pse termometri pritet të shënojë rreth 34 gradë Celsius, lagështia e lartë do ta bëjë temperaturën e ndjerë të arrijë deri në 43-44 gradë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për futbollistët dhe tifozët.

Përveç vapës përvëluese, shqetësimin më të madh e përbëjnë stuhitë me rrufe që parashikohen mbi stadiumin në Miami. Sipas rregullores së FIFA-s, nëse konstatohet një goditje rrufeje brenda një rrezeje prej 13 kilometrash nga stadiumi, ndeshja duhet të pezullohet ose të shtyhet menjëherë.

Para fillimit të ndeshjes, arbitrat do të kryejnë matje të posaçme të indeksit të nxehtësisë, 90 dhe 60 minuta përpara sfidës, për të vlerësuar nëse kushtet atmosferike paraqesin rrezik për shëndetin e lojtarëve dhe nëse ndeshja mund të zhvillohet sipas planit.

Të fundit