Flash News

KRYESORE

U aksidentuan sot në Tropojë, vdes njëri nga vëllezërit e kryebashkiakut Besnik Dushaj, plagoset tjetri

U aksidentuan sot në Tropojë, vdes njëri nga vëllezërit

Ditën e sotme në aksin rrugor Bajram Curri- Fierzë, u përplasën dy makina ku si pasojë një person mbeti i vdekur.

Mësohet se viktima është Man Dushaj, vëllai i madh i kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Dushaj. Ndërsa vëllai tjetër dhe nipi 7 vjec janë plagosur.

Detaje nga aksidenti:

Mjeti tip Benz që drejtohej nga F.Dushaj është përplasur me një makine BMW në aksin Tropojë-Fierzë. Për pasojë ka humbur jetën Man Dushaj 64 vjec, pasagjer në automjet.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit F.Dushaj (vëllezer) dhe djali 7 vjec. Është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit BMW ndërsa ende nuk dihet se kush nga shoferet ishte fajtor që shkaktoi përplasjen fatale për familjen Dushaj.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.04.2018, në aksin rrugor Bajram-Curri- Fierzë, është përplasur mjeti tip “BMË”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.D., banues në fshatin Dushaj.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fashtin Dushaj,(pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz), si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer).

Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit