Flash News

Ditari i Maxhorancës

30-vjetori i FRESSH, Spiropali sulmon PD-në: Opozita jonë nuk janë ata mjeranë, është Edi Rama, kryeministri durimtar

30-vjetori i FRESSH, Spiropali sulmon PD-në: Opozita jonë nuk

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar Partinë Demokratike, duke e cilësuar një opozitë mjerane gjatë fjalës që mbajti në 30-vjetorin e FRESSH në ambientet e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës.

Sipas Spiropalit, opozita e vërtetë e PS janë të rinjtë dhe vetë kryeministri Edi Rama, që sipas saj është edhe më kritiku.

“Opozita e vërtetë e jona nuk janë ata mjeranë, por jeni ju të rinjtë. PS ka fituar garën me kundërshtarët, por kemi humbur garën me ambicien tonë. Gara jonë është vetëm me ëndrrën tuaj, opozita jonë jeni ju, dhe kryeministri Edi Rama. Më krenari por edhe më kritiku. Ne jemi opozita e vetes, është misioni ynë që të thërrasim rreth vetes çdo shqiptar, që më shumë se flamurin e partisë duan flamurin e Shqipërisë.

Ne do t’ja shtrijmë dorën çdo qytetari, askush nuk duhet ta ndjejë veten të përjashtuar nga proceset politike dhe ekonomike të këtij vendi. Ne duhet të punojmë për ëndrrën tuaj. Ne kemi një kryeministër durimtarë. Politika është arena e ëndrrave dhe vizionit, vullnetit të përbashkët për të ndryshuar vendin tonë”, u shpreh Spiropali.

 

Të fundit