Flash News

Ditari i Maxhorancës

Afganët në Shqipëri, Rama: Nuk ua hapëm derën me kërkesë të SHBA, jemi vend mikpritës

Afganët në Shqipëri, Rama: Nuk ua hapëm derën me

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se Shqipëria është një vend që historikisht e ka treguar që hap dyert për ata që kanë nevojë.

Në një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez TV5monde, Rama foli për pritjen e refugjatëve nga Afganistani, teksa theksoi se kërkesa për strehimin e tyre nuk erdhi nga qeveria amerikane por nga organizata humanitare në SHBA.

Ne nuk ua hapëm derën me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA. E hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut në SHBA, dhe thamë “PO”.

Sepse për ne, kjo është çështje respekti ndaj  historisë, ne jemi një vend mikpritës, një vend që me krenari ka qenë vendi i vetëm në Evropë që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore….sesa para saj, dhe ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve, jemi një vend që ka pritur gjysmë milion refugjatë lufte që u ikën masakrave të regjimit të Sllobodan Milosheviçit në 1999 dhe jemi një vend ku është shumë e rëndësishme që të mos harrohet, se ka një kohë për të kërkuar, ka një kohë për të dhënë.

Ne kemi qenë afganët para 30 vjetëve, dhe po të mos kishte qenë mikpritja e italianëve dhe e të tjerëve nuk do të kishim mundur të dilnim nga ferri ynë, që nuk ishte një ferr i talebanëve islamistë, por ishte një ferr i talebanëve të kuq. Për të gjitha këto, për ne kjo është thjesht e natyrshme”, tha Rama.

Të fundit