Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Aktorë të PD e LSI po udhëheqin protestat", Gjonaj: Ademi, të mbajë përgjegjësi! 4 vjet burg për këdo që nxit të miturit për akte dhune

"Aktorë të PD e LSI po udhëheqin protestat", Gjonaj:
Në foto: Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka akuzuar opozitën për orkestrim të dhunës në protestat që kanë përfshirë vendin 4-ditët e fundit për vrasjen e Klodian Rashës.

Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj shprehet se ekzistojnë pamje me zë dhe figurë që dëshmojnë se pas protestave të të miturve qëndrojnë PD dhe LSI.

“Si ministri i drejtësisë, si kryeministri e çdo qytetar duhet tja lëj në dorë organeve të drejtësisë. Jam prekur nga letra e shkruar nga babai i Klodjan Rashës. Protestat e dhunshme nuk do të japin drejtësi për 25-vjeçarin. Deklaratat e faktorit ndërkombëtar, ambasadorëve i kanë dhënë qartësisht se protestat janë mekanizëm i rëndësishëm për demokracinë por kur kthehen të dhunshme janë të paligjshme.

Të gjithë duhet të kemi mundësinë tu bëjmë thirrje organizatorëve që të shmangin aktet e dhunës. Ne kemi parë eksponentë të partive politike që kanë qenë pjesë e këtyre protestave. Prokuroria duhet të hetojë se kush qëndron pas protestave të të miturve. Ata nuk e kanë idenë as se çfarë po kryejnë. Pamjet me figurë e zë dëshmojnë se kanë qenë aktorë politikë të PD-së dhe LSI-së. Nuk besoj që dikush mendon se Voltana Ademi nuk ishte në protestë kur e kemi me zë e figurë. Nuk pres që kryebashkiakja të marrë gurë të godasë në protestë" - tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gonaj tha se është e papranueshme dhe fatkeqësi se si kryetarja e Bashkisë, duke iu referuar Voltana Ademit, nxit të miturit për dhunë.

"Është shumë e vështirë për të rehabilituar të mitur që kanë kryer vepra penale dhe sot opozita i nxit të kryej akte të dhunshme. Është një fatkeqësi ku një drejtues si kryetar bashkie të nxisë të miturit të kryej këto akte. Të miturit janë tërësisht të paorganizuar në mënyrën si i kryejnë aktet e dhunës dhe po dëmtojnë edhe qytetarët e tjerë, jo vetëm policisë", tha Gjonaj.

Rreth protestës së djeshme në Shkodër, e cila kulmoi me shkatërrimin e selisë së Partisë Socialiste, ministrja Gjonaj deklaroi se ata persona që nxisin të miturit për akte dhune dënohen deri në 4 vite burg.

Sot vëmë re se kemi një protestë të dhunshme. Nuk meriton të konsiderohet protestë përsa kohë që lidhet me aktet e dhunës. Të miturit janë nxitur nga segmente politike të PD-së dhe LSI-së. Janë përdorur nga subjekte politikë duke qenë dhe vetë prezent në protestë sikur ishte dhe rasti i Shkodrës. Të gjithë personat që nxisin akte të ndryshme penale përmes të miturve nën 14 vjeç dënohen deri më 4 vite burg. Kjo është një fatqetësi shumë e madhe sidomos nga ato parti që flasin shumë për të rinjtë, se si këto largohen dhe se duhet të kenë më shumë vëmendje, por nga ana tjetër i përdorin" - tha Gjonaj.

Kujtojmë se, Policia e Shtetit ka filluar procedim penal për 8 persona në Shkodër, mes të cilëve edhe kryebashkiaken Voltana Ademi, nën akuzën për organizim të protestave të paligjshme.

Përmes një reagimi, Ademi e cilësoi këtë fakt si sulm politik, ndërsa bëri fajtore për incidentin në selinë e PS Policinë, e cila qëllimisht veproi 40 minuta me vonesë.

Të fundit