Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Pas Ramës, edhe Peleshi ‘thumbon’ Voltana Ademin: Nuk më ka takuar, mbase ka pasur angazhime të tjera
Ministri i ri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka inspektuar nga afër këtë mëngjes Lezhën, si një nga zonat më të rrezikuara nga përmbytjet dhe pasojat për shkak të motit të keq me reshje intensive shiu.
“Ditën e sotme situata është përmirësuar ndjeshëm nga Lezha deri në Vjosë. Në Shkodër, situata mbetet thuajse e njëjtë ndërkohë transporti i banorëve të Obotit është i garantuar nga mjetet e larta të Forcat e Armatosura.
Ndalimi i përkohshëm i reshjeve na ka dhënë mundësinë të riparojmë dëmet e shkaktuara dy ditët e para, ndërkohë që Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë në cdo rast nevoje.
Investimet në argjinaturat dhe kanalet kulluese në vitet e fundit, sot po japin efektin e dukshëm në rehabilimin e shpejtë të tokave të përmbytura”, thotë ministri.
Teksa tha se situata është në përmirësim prej ndërprerjes së reshjeve në një intervistë në ‘news 24’, Peleshi u pyet edhe për bashkëpunimin me bashkinë Shkodër.
Peleshi tha se kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi nuk e ka takuar, madje ministri ironizoi duke thënë se kjo ka ndodhur "ndoshta për shkak të angazhimeve të tjera".
“Ku bashkia nuk funksionon siç duhet, kompensohet me rolin e prefektëve tanë. Me emergjencat nuk mund të bëhet politikë. Nuk fitohet vota me emergjencat.
Nuk jam takuar, do të preferoja ta takoja dhe të më shoqëronte, mbase ka pasur angazhime të tjera, më të rëndësishme. Nuk kam komunikuar me kryetaren e Bashkisë por besoj që e ka marrë informacionin nga shtabi i emergjencave”, tha ai.
Lidhur me dëmet, ministri i Mbrojtjes deklaroi se natyrisht që ndikojnë në ekonominë familjare të familjeve të prekura, por se nuk jemi në një periudhë të prodhimeve bujqësore, por rezervat mund të jenë prekur. “Nuk jemi në skenarë të dëmtimeve të mëdha ekonomike. Ne do jemi të përgatitur për të asistuar dhe me ndihma ushqimore aty ku kërkohet por nuk vlerësohet një dëm i madh ekonomik”, tha Peleshi.