Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Bujar Nishani i qëndroi besnik Kushtetutës edhe kur kishte të bënte me një person që nuk e njeh ligjin

Berisha: Bujar Nishani i qëndroi besnik Kushtetutës edhe kur kishte

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar në ditën e lindjes të ndjerin ish-President, Bujar Nishani.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë përkujtimore, Berisha e kujtoi Nishanin si besnik i Kushtetutës edhe kur kishte të bënte me një person që nuk e njeh ligjin.

Berisha: Pasi përmbushi me nder të madh detyrimet si kryetar shteti dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira, duhet ta pranojmë këtë, sepse kishte të bënte me një ansambël tjetër, person tjetër i cili nuk njeh ligj e moral në sjelljet e tij, por ai i qëndroi besnik flamurit, institucionit që udhëhoqi, kushtetutës së vendit.

Bujar Nishani në një moment kritik, pasi dorëzoi këtë detyrë ju përkushtua asaj force politike në radhët e të cilës ai kishte ngjitur të gjitha shkallët me dinjitet të madh.

Në këtë kontekst dua të them se ai, mua dhe të gjithë juve, na mungon shumë dhe shumë.

Duke u përulur me nderim të madh para veprës së tij, edhe njëherë le të gëzojmë ne, të festojmë ne, kremtojmë ne, krenohemi ne me trashëgimninë e mikut, bashkëshortit, bashkëpunëtorit, e prindit, e birit, qytetarit, shtetarit, presidentit Bujar Nishani.

Të fundit