Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Rama e ka ulur intensitetin lobues për njohjen e Kosovës

Gjekmarkaj: Rama e ka ulur intensitetin lobues për njohjen e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha nga Kuvendi se Rama e ka ulur vrullin për të lobuar për njohjen e Kosovës.

Gjekmarkaj u shpreh se Shqipëria duhet të respektojë vullnetin e Kosovës, kur thotë se veriu e kontrollon qeveria e saj.

“Vëllau më i vjetër (i drejtohet Ramës) me dialekt tjetër sa njohje i ke siguruar Kosovës në 10 vite pushtet. Duhet ti qëndrojmë gjakut, gjuhës dhe aktualitetit; një komb një qëndrim. Unifikimi i qëndrimit të Shqipërisë me atë të Kosovës është mesazhi më i mirë që i japim të gjithë botës.

Nëse Kosova thotë se veriun e kontrollojmë ne, ne duhet ta mbështesim. Nëse Kosova thotë se nuk na nevojitet një konferencë ndërkombëtare por njohje të reja, por këtë duhet ta themi edhe ne. Shqipëria e ka ulur intensitetin lobues për njohjet e reja”, u shpreh Gjekmarkaj.

Të fundit