Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër Kuvendi Kombëtar i PD, zbardhet mesazhi i ‘Rithemelimit’ për deputetët

Nesër Kuvendi Kombëtar i PD, zbardhet mesazhi i

Partia Demokratike mbledh nesër në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve, Kuvendin Kombëtar.

Një ditë para Kuvendit, është zbardhur edhe mesazhi që Komisioni i Rithemelimit iu ka dërguar deputetëve. Në mesazh, deputetëve iu kërkohet të konfirmojnë pjesëmarrjen, si edhe në rast se i bashkohen Kuvendit, të tërheqin mandatin pranë Pallatit të Kongreseve.

“I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,

Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend.

Kuvendi hap punimet në orën 10:00.

Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore.

Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike.

Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.

Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve.

Kuvendi i mbledhur nesër do të zgjedhë anëtarët e Këshillit Kombëtar që do të jenë 150 si edhe do të votojë më pas Kryesinë, sekretariatin dhe nënkryetarët. Nesër pritet që të vendoset edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e ri të PD.

Të fundit