Flash News

Ditari i Opozitës

Nga ndryshimet statutore te drejtimi i PD/ Nesër mblidhet Kuvendi Kombëtar, çfarë pritet

Nga ndryshimet statutore te drejtimi i PD/ Nesër mblidhet Kuvendi

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kuvendin Kombëtar, në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve.

Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, i cili tashmë do të ketë 150 anëtarë. Këshilli i dalë nga Kuvendi, zgjedh më pas Kryesinë e PD, e cila dot ketë në përbërje 27-28 anëtarë, sekretariatin dhe nënkryetarët.

Organet e dala nga Kuvendi do të përgatiten për zgjedhjet e kryetarit të ri, në bazë të skemës “një anëtar, një votë”, e cila pritet të ndërfutet në statut. Qëllimi i vënies në zbatim të këtij mekanizmi është vendosja e limiteve për tagrin e kreut të partisë.

Pjesë e ndryshimeve në statut është edhe mundësia për përfshirjen e të gjithë deputetëve (qoftë mbështetës të Bashës apo Berishës” në Këshillin Kombëtar, si edhe rishikimin e propozimeve të ardhura nga baza për nevojën e ndonjë rregullimi në statut.

Kuvendi pritet të miratojë disa ndryshime në statut të cilat do të krijojnë mundësinë e përfshirjes së të gjithë deputetëve, si edhe rishikimin për ndonjë rregullim që ka ardhur si propozim nga baza.

Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimi, Edi Paloka, pohoi se datat e diskutueshme që do t’i propozohen Kuvendit për zgjedhjen e kreut të ri të PD, janë 21 ose 22 Maj. Më pas, ëhstë në dorën e organit nëse i miraton ose jo.

Pjesë diskutimeve dhe vendimeve të Kuvendit është edhe drejtimi i Partisë Demokratike. Me vendimin e Gjykatës së Tiranës, pas njohjes së vendimeve të 11 Dhjetorit, PD është nën drejtimin e Komisionit të Rithemelimit.

Opsionet për drejtimin e partisë mbeten dy: drejtimin e merr në dorë Këshilli Kombëtar ose propozohet shtyrja e mandatit të ‘Rithemelimit’ me 30-45 ditë deri në zgjedhjen e organeve të larta drejtuese.

Të fundit