Flash News

Ditari i Opozitës

Partia e Lirisë krijon grup parlamentar, merr 'hua' tre deputetë nga PD

Partia e Lirisë krijon grup parlamentar, merr 'hua' tre

Partia e Lirisë ka krijuar grupin e saj parlamentar në Kuvend.

Në njoftimin për media, PL sqaron se kryetar u caktua Tedi Blushi, nënkryetar Edmond Haxhinasto, kurse sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu dhe zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho.

Vihet re se tre prej deputetëve të grupit i përkasin PD-së, në mënyrë që ky grup të formohet.

Ata janë Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja.

"Ne pergjigje te interesimit te medias, ju bejme me dije se grupi parlamentar i Partise se Lirise eshte zyrtarizuar me perberjen si me poshte:

Tedi Blushi - Kryetar
Edmond Haxhinasto - Zv/Kryetar
Erisa Xhixho - Zedhenese
Brunilda Haxhiu - Sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja", ka njoftuar PL. 

 

 

Të fundit