Flash News

Ditari i Opozitës

Shifra: Lulzim Basha fitoi kryetarin, por “ka humbur” anëtarësinë

Shifra: Lulzim Basha fitoi kryetarin, por “ka humbur”

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha fitoi një mandat të tretë në krye të partisë. Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, shpalli zyrtarisht fituesin, edhe pse 24 orë më parë, të dielën në mbrëmje, PD përcolli rezultatet paraprake. Në përfundim të numërimit nuk pati surpriza. Kundërshtari më i fortë i Lulzim Bashës në këtë garë, Agron Shehaj mori 6038 vota. Katër vjet më parë, kandidati i vetëm përballë Bashës, Eduard Selami mori 5132 vota.

Në 2017 mori 91% të votave përballë Selamit. Në zgjedhjet e 2021 ai mori rreth 80% të votave të anëtarëve që e votuan Ajo që vlen të theksohet në këto votime nuk është përqindja e fituar përballë kundërshtarit, ku askush nuk po vë më bast politik, por numri i anëtarësisë që prej vitit 2013 ka ardhur duke u ulur ndjeshëm për PD-në.

Nëse do t’i referohemi zgjedhjeve të 2013, lista e anëtarësisë së PDsë përfshinte 120.000 anëtarë. Në zgjedhjet e 2013 në garën mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit numri i anëtarëve që votuan ishte 41 532 ndërsa fletë votimi të papërdorura ishin 78 468.

Shifra: Lulzim Basha fitoi kryetarin, por “ka humbur”

Në zgjedhjet e fundit 2021 lista e anëtarësisë shfaqet akoma dhe më tkurrur. Nga 75.067 anëtarë të raportuar nga Jemin Gjana në garën për kryetar mes katër kandidatëve morën pjesë 41.097 anëtarë. Pas fitores, Basha ka reaguar për herë të parë, pas rizgjedhjes si kryetar i PD. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka falënderuar të gjithë demokratët për mbështetjen e jashtëzakonshme.

“Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Ajo është një shprehje e qartë e besimit në rrugën tonë drejt ndryshimit. Sëbashku do bëjmë gjithçka që Shqipëria të fitojë”, – shkruan kryedemokrati. (si)

Të fundit