Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Ardian Narkajt, policia jep detaje: Ishte fshehur në një stan, pushkën e kishte bërë gati për qitje

Arrestimi i Ardian Narkajt, policia jep detaje: Ishte fshehur në një

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e Ardian Narkajt, i cili mbeti i plagosur gjatë arrestimit. Blutë bëjnë me dije se 52-vjeçari ishte në kërkim prej 10 vitesh për vrasje të dyfishtë.

Policia bën me dije se në vendin e quajtur "Gropat e Vrinit" në Bratosh, Malësi e Madhe, RENEA ka rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t'u dorëzuar.

Ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. 52-vjeçari ishte i armatosur, thuhej në njoftimin zyrtar.

Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar, por ai nuk i është bindur urdhrit. Ndaj forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë. Policia bën me dije se 52 vjeçari është në gjendje të stabilizuar në Spitalin e Traumës.

Uniformat blu i kanë sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje. Ai është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Tonin Ulajt dhe Gjergj Shotës.

Të fundit