Flash News

E-TJERA

U plagos me tre plumba gjatë operacionit të RENEA-s, kush është 52-vjeçari që akuzohet për vrasje të dyfishtë në 2008

U plagos me tre plumba gjatë operacionit të RENEA-s, kush

Ardjan Narkaj është 52-vjeçari që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër. 52-vjeçari është plagosur gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pasi ishte shpallur në kërkim.

Policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe dhe ndërmori një operacion për arrestimin e Narkajt por me sa duket ka hasur në rezistencë dhe është detyruar të qëllojë në drejtim të 52-vjeçarit.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e ketij qyteti, ai është nisur me helikopter drejt Traumës në Tiranë. 52-vjeçari, ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.

Narkaj ishte në kërkim nga policia, pasi akuzohet për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku të vrarë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.  

Të fundit