Flash News

E-TJERA

Denoncimi/ Punonjësi i KLSH la punën nga frika për të audituar Ramën

Denoncimi/ Punonjësi i KLSH la punën nga frika për të

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka bërë një deklaratë të pazakontë në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, duke treguar se një punonjës i institucionit që drejton është larguar nga puna, pasi kishte frikë të auditojë punën e Kryeministrit.

Shehu tha se është në dijeni të rasteve të ngjashme, ku punonjës të KLSH-së kanë hezituar të kryejnë auditime që lidhen me Kryeministrinë, për shkak të pasojave që mund të kenë.

"Kam marrë një kërkesë nga një auditues, punonjës pjesë e stafit të KLSH, i cili më ka shfaqur një shqetësim në punën audituese, nëse më lejoni ta shpreh. Më ka kërkuar, ka qenë pjesë e stafit auditues në ministrinë e Jashtme. Në atë periudhë drejtohej nga zv.ministri Caka dhe audituesi më ka shprehur pamundësinë për të adresuar gjetjet.

Ne këtë çështje e kemi marrë me një letër që një pjesë e punonjësve të KLSH u ka dërguar anëtarëve të këtyre komisioneve, nuk e kemi për ta shqyrtuar si objekt të raportimit tuaj.

Në letrën e drejtuar më është shprehur se do u drejtohej institucioneve ndërkombëtare që mua si kryetar i KLSH të më jepet mbështetja e duhur për të audituar punën e kryeministrit sepse unë nuk kam mundësi për shkak të frikës që të auditoj punën e kryeministrit. Tani Çfarë duhet të bëjë në këto lloje situatash? Unë e fus veten tek ata individë që i frikësohen Zotit dhe ligjit", tha Shehu para deputetëve.

Sipas tij, nevoja për kontrollin ndaj Kryeministrit ishte ngritur në kohën kur Edi Rama mbante edhe detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, me Gent Cakajn si zëvendësministër.

"Kemi kërkuar shpjegim të shqetësimit të tij dhe më ka thënë se nuk është problem transmetimi tek zoti Caka, por mungesa e mundësisë për t’ja transmetuar gjetjet kryeministrit sepse ai duhet të jetë autoriteti drejtues në ministrinë e Jashtme", tha Shehu.

Të fundit