Flash News
Koncert në vitin 2026
Kriza globale e fertilitetit: 54 milionë gra mbi 35 vjeç nuk arrijnë të mbeten shtatzënë
U vra në sallën e gjyqit, Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që gjykatësi Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
“Shko direkt te Rama dhe merr lejen”, dëshmitë e arkitektëve të huaj në “The Albanian Files”
Abuzime me PPP-të në shëndetësi, KLSH: Nga hemodializa te CHECK-UP, 1.3 miliardë lekë për shërbime të pakryera

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim për veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) nga viti 2019 në vitin 2020, përfshirë zbatimin e buxhetit përgjatë kësaj periudhe dhe procedurat e prokurimeve publike (PPP).
Bazuar në auditim, KLSH arriti në përfundimin se FSDKSH ka mangësi në mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve dhe planifikimin e shpërndarjen e fondeve; mangësi në pagesën e kostove për shërbimet e pakryera siç është rasti i CHECK-UP; PPP-të për sterilizimin e mjeteve mjekësore vijojnë të jenë jashtë parashikimit të kontratës.
Sipas KLSH, në kontratën koncensionare “Për ofrimin e hemiodializës” në 5 rajone të vendit ka mospërputhje midis realizimit të shërbimit dhe likuidimit të tij dhe “vijohet të paguhen kosto për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura, duke i sjellë buxhetit një kosto shtesë, duke specifikuar që këtë shërbim e ka rënduar këtë vit ekzekutimi i vendimit gjyqësor prej 115.5 milionë lekë, fatura të lëshuara nga shoqëria koncesionare “D.V.”, kur shërbimi i saj nuk kishte filluar.”
KLSH ka konstatuar edhe mangësi në rimbursimin e barnave që rezulton se “nuk janë kryer kontrolle në të gjitha subjektet farmaceutike me rimbursim mesatar mujor mbi 2 milion lekë”.
Sipas KLSH, vetëm nga koncesioni i check up janë rreth 930 milionë lekë për shërbime të pakryera deri në vitin 2018, ndërsa për koncesionin e hemodializës shuma arrin në 352 milionë lekë për periudhën 2016-2020. Në total janë rreth 1.3 miliardë lekë, ose 10.5 milionë euro.
Përfundimet e auditimit të kryer nga KLSH:
-Mangësi në zhvillimin e veprimtarisë të Këshillit Administrativ si organi më i lartë vendimmarrës i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që përfshijnë funksionimin me 6 anëtarë, ndërsa duhet të ketë në përbërje të tij 7 anëtarë; ushtrimin e veprimtarisë së tij si plotësisht i varur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nuk ka asnjë pavarësi në vendimmarrje apo në aktivitetin e saj kontrollues; në mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve; në veprimtarinë e zbatimit të procedurave ligjore që lidhen me planifikimin dhe shpërndarjen e fondeve, ngritjen e komisioneve, mosmiratimin e indeksimit të barnave etj.
-Mangësi tek planifikimi dhe realizimi i buxhetit që përfshijnë: pagesën e kostove për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura për shërbimin parësor për kontrollin bazë CHECK-UP dhe trajtimin e këtij shërbimi me TVSH, duke i sjellë shtetit një kosto shtesë. Nga auditimi i monitorimit dhe likuidimit të shërbimit të integruar të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile dhe furnizim me materiale mjekësore sterile me PPP, rezultoi se për vitin 2019 shpenzimet vazhdojnë të jenë jashtë parashikimit të kontratës. Në kontratën koncensionare “Për ofrimin e hemiodializës” në 5 rajone të vendit ka mospërputhje midis realizimit të shërbimit dhe likuidimit të tij dhe vijohet të paguhen kosto për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura, duke i sjellë buxhetit një kosto shtesë, duke specifikuar që këtë shërbim e ka rënduar këtë vit ekzekutimi i vendimit gjyqësor prej 115.5 milionë lekë, fatura të lëshuara nga shoqëria koncesionare “D.V.”, kur shërbimi i saj nuk kishte filluar; si dhe ndërmarrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore për projektet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe financimin e kontratave të cilat nuk kanë kaluar në PBA sipas viteve përkatëse.
-Mangësi në veprimtarinë e Drejtorisë Kontrollit që përfshijnë: mos kryerjen e kontrolleve në subjektet farmaceutike me rimbursimin më të lartë sipas rajoneve specifike në disa raste dhe nuk janë kryer kontrolle në të gjitha subjektet farmaceutike me rimbursim mesatar mujor mbi 2 milion lekë; mos kryerjen e kontrolleve mbi hedhjen në treg të barnave të rimbursueshme me receta për individë të cilët nuk e përfitojnë rimbursimin; mangësi në planifikimin, përgatitjen dhe formulimin e planeve vjetore e mujore në Drejtorinë e Kontrollit, Sektorin e Kontrollit Spitalor dhe ineficencë në kontrollet e kryera jo në bazë risku; mos ushtrimin e kontrolleve në depot farmaceutike me inventarizim të plotë, megjithëse referuar të dhënave të administruara nga programi informatik i depove konstatohen diferenca në sasitë e barnave sipas deklarimeve të depove në momentin e ndryshimit apo indeksimit të LBR-ve përgjatë periudhës objekt auditimi në plus në shumën 717.57 milionë lekë dhe në minus në shumën 482.78 milionë lekë për vitin 2019 dhe për vitin 2020 në plus në shumën 52 milionë lekë dhe diferenca në minus në shumën 207.63 milionë lekë.
-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit e Drejtorisë Rimbursimit që përfshijnë mos kryerjen e analizave më të detajuara; mangësi në procedurat e ndjekura në monitorimin dhe verifikimin e disponibilitetit të barnave të rimbursuara në tregun farmaceutik; si dhe në verifikimin e të dhënave të dërguara mbi disponibilitetin e barnave.
-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit Drejtorisë Kujdesit Parësor dhe Spitalor që përfshijnë mos monitorimin e ngarkesës mjekut të familjes sipas normave të përcaktuara nga MSHMS, apo monitorimit të indikatorëve të aktivitetit dhe kontrollit mjekësor bazë të qendrave shëndetësore në zbatim të skemës të sigurimeve shëndetësore.
-Mangësi në vlerësimin e aktivitetit Drejtorisë së Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciare sot Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare që përfshijnë realizimi e shpenzimeve të rimbursimit në bazë të kritereve të përcaktuara në kontratën tip, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore dhe anekseve të tyre” lidhur me kompetencat e shefave të shërbimit sipas kontratës tip të vitit 2020; si dhe monitorimin e planifikimit në sistemin elektronik të referimit, për sektorin e Regjistrit Kombëtar të Paketave Shëndetësore.
-Mangësi në procedurat e prokurimit të zhvilluara nga ky institucion në lidhje me hartimin e Regjistrit të Parashikimeve dhe Realizimeve të Prokurimeve Publike; në mos kryerjen e trajnimeve të nevojshme për punonjësit që janë pjesë të komisioneve të procedurave të prokurimit publik; në bashkëpunimin me AKSHI-n në lidhje me procedurat e përqendruara të prokurimit publik; ndryshimit të rregullores së miratuar me urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me procedurat e prokurimit publik.
-Mangësi në procedurat e pagave dhe të emërimeve në punë që lidhen me përcaktimin e specialitetit të kërkuar për punonjësit e institucionit, specialitet i cili duhet të jetë në përputhje me detyrat për çdo pozicion pune; në zbatimin e dispozitave ligjore në emërimin e drejtorit të përgjithshëm të institucionit; në plotësimin e dokumentacionit të kërkuar në dosjet individuale të punonjësve; në zbatimin e dispozitave ligjore në emërimin, transferimin dhe lëvizjen paralele të punonjësve të FSDKSH, hartimin e planit të trajnimeve të punonjësve të FSDKSH; në procesin e dorëzimit të detyrës për çdo punonjës; në procesin e çështjeve gjyqësore për të cilat gjykata ka vendosur në favor të ish-punonjësve; si dhe përcaktimit të numrit të punonjësve të FSDKSH.
-Mangësi në procedurat e shqyrtimit dhe marrjen vendimeve në kohë nga Komiteti i Shqyrtimit të Ankesave në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesi
Të fundit
Mjeku-Ramës në protestë: Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për Kanye West?!
8 Korrik 2026, 21:43
Ironia e protestuesve, "veshin" Ramën me fustan rozë në samitin e NATO-s
8 Korrik 2026, 20:56
Koncert në vitin 2026
8 Korrik 2026, 20:41
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat dhe Teqenë
8 Korrik 2026, 18:09
Shqipëria po plaket, qeveria pa plan
8 Korrik 2026, 15:57
Mbeten të bllokuar mbi 6000 detarë në Gjirin Persik për shkak të sulmeve në Hormuz
8 Korrik 2026, 15:42
Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura
8 Korrik 2026, 15:29
Publikohet kalendari, ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027
8 Korrik 2026, 14:53
Jetesa në Shqipëri e papërballueshme, inflacioni në nivelin më të lartë
8 Korrik 2026, 14:10
Egjipti ankohet në FIFA pas eliminimit nga Argjentina, kërkon hetim për arbitrimin
8 Korrik 2026, 13:56
Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë
8 Korrik 2026, 13:30
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Nuk duam më marrëdhënie biznesi
8 Korrik 2026, 13:22
Një “bomber” kartonësh të kuq do të gjykojë ndeshjen Francë-Marok
8 Korrik 2026, 13:03
Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën
8 Korrik 2026, 12:50
Ku po godet më fort vala e të nxehtit në Europë?
8 Korrik 2026, 12:37
Bloomberg: NATO mund të anulojë samitin në Shqipëri vitin që vjen
8 Korrik 2026, 12:01
Trajneri Roberto Martinez largohet nga Portugalia pas eliminimit nga Botërori
8 Korrik 2026, 11:50
Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?
8 Korrik 2026, 11:42
"Shqiptarët kanë vrarë frikën", media italiane: Rama nuk është më i paprekshëm
8 Korrik 2026, 11:19
Protestat/ Profesori amerikan i ekonomisë: Koha që Rama të hapë derën e daljes
8 Korrik 2026, 10:46
Drogë e lojëra fati në Fushë-Krujë, arrestohen tre persona, mes tyre një polic
8 Korrik 2026, 10:37
Çfarë pritet nga Samiti i NATO-s në Turqi?
8 Korrik 2026, 10:25
Me faturë, qeveria 4.2 mln euro kundër protestës
8 Korrik 2026, 10:10
Tjetërsim pronash në Dibër, arrestohet ish-kandidati i PS
8 Korrik 2026, 09:57
Nga vëllezërit Hoxhosmani tek Rraja, SPAK dërgon për gjykim 15 persona
8 Korrik 2026, 09:50
BIRN: ‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare
8 Korrik 2026, 09:30
Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste, axhenda e plotë e katër ndeshjeve
8 Korrik 2026, 09:09
Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet
8 Korrik 2026, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Korrik 2026, 08:14
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
8 Korrik 2026, 07:39
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2026, 07:20
Parashikimi i motit, 8 korrik 2026
8 Korrik 2026, 07:04
Patronazhisti kapet “mat” duke bërë fotografi nga Kuvendi
7 Korrik 2026, 21:17
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, po vuajmë
7 Korrik 2026, 20:41
Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
7 Korrik 2026, 20:06
A’SPAK SPAK?! Drejtësia e mefshtë si metodë
7 Korrik 2026, 19:46
Gjykata liron 4 efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Ferracakut
7 Korrik 2026, 19:31
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi
7 Korrik 2026, 18:28
Shpërthen në flakë “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec
7 Korrik 2026, 16:58
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një i plagosur
7 Korrik 2026, 16:41
Gjashtë çështje për t’u ndjekur në samitin e NATO-s në Turqi
7 Korrik 2026, 16:04
Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi, arrestohet autori i dyshuar
7 Korrik 2026, 15:40
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë, diabeti mbetet shkaku kryesor
7 Korrik 2026, 15:24
Koçeku sfidon socialistët, nxjerr foton: Nuk e dorëzoj mandatin!
7 Korrik 2026, 15:08
Messi përballë Salah, dueli i dy legjendave për një vend në çerekfinale të Botërorit
7 Korrik 2026, 14:53
Apeli konfirmon dënimin për mashtrim, Marine Le Pen rrezikon garën presidenciale
7 Korrik 2026, 14:29
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i telefonit po ndryshon trupin tonë
7 Korrik 2026, 13:52
Kongresi Amerikan vë nën lupë Edi Ramën për narkotrafik dhe represion politik
7 Korrik 2026, 11:54
Sherri me thika në Tiranë, tre të arrestuar, një 17-vjeçar në kërkim
7 Korrik 2026, 10:15