Flash News

E-TJERA

Familja e denoncoi të rrëmbyer, policia e Tiranës gjen Kozak Braçin, “mbretin e Instagramit”

Familja e denoncoi të rrëmbyer, policia e Tiranës gjen Kozak

Policia ka gjetur Kozak Braçin, i njohur ndryshe edhe si “mbreti i Instagramit”, pasi familja e tij e denoncoi si të rrëmbyer në polici.

Në njoftimin zyrtar, policia deklaron se i riu është gjetur dhe po bëhet shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Po ashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrembimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.

Të fundit