Flash News

E-TJERA

Gazetarja: SPAK po heton Arben Ahmetajn, kush 'e tradhëtoi' ish-ministrin

Gazetarja: SPAK po heton Arben Ahmetajn, kush 'e tradhëtoi'

Gazetarja Keti Banushi tha se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj.

E ftuar në studion e Euronews Albania, Banushi u shpreh se provat ndaj Ahmetajt po jepen nga dy Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, me të cilët akuzohet se ish-ministri ka bashkëpunuar në aferën e inceneratorëve.

Gazetarja tha se bëhet fjalë për një luftë mes personave të akuzuar. 

“Është luftë mes personave të akuzuar që po nxjerrin njëri-tjetrin. Kanë nisur të flasin, edhe pse më herët u është kërkuar bashkëpunimi, ndoshta kanë ruajtur një dokument si as në mëngë për ta nxjerrë në momentin që u duhet të bëjnë presion. Të akuzuarit e tjerë për inceneratorët, Zoto, Mërtiri dhe Gugallja janë të lirë dhe ka shumë mundësi që provat të kenë dalë prej tyre”, tha Banushi.

Të fundit