Flash News

E-TJERA

Kriza energjitike/ TEC-i i parë lundrues vendoset në Vlorë, qytetarët në protestë: Është një tmerr!

Kriza energjitike/ TEC-i i parë lundrues vendoset në Vlorë,

Ambientalistë dhe qytetarë të Vlorës janë ngritur në protestë kundër TEC-eve lundruese, që do të vendosen në triportin e qytetit për të prodhuar energji elektrike nëpërmjet djegies së naftës.

Që në krye të herës, kur qeveria prezantoi planin për të përballuar krizën energjitike, duke prodhuar energji përmes TEC-eve lundruese, u ngritën shqetësime se dëmi në mjedis është tepër i madh.

kanë organizuar një protestë mëngjesin e ditës së sotme për të kundërshtuar TEC-et lundruese të cilat do të vendosen në triportin e qytetit për të prodhuar energji elektrike nëpërmjet djegies së naftës.

Duke vënë theksin te ndotja e madhe, protestuesit u shprehën se do të bëjnë rezistencë dhe se nuk do të lejojnë që të prodhohet energji në këtë lloj forme.

“Duhet të jemi më prezentë për këtë çështje sepse është një çështje madhore. Unë bashkë me disa kolegë këtu, kemi qenë në protesta të viteve 2005. Qytetarët e Vlorës reaguan fuqishëm në atë periudhë dhe nuk është se nuk pati rezultat. Ne po e ringrejmë Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Ne në atë periudhë arritëm të ndalonim tre TEC-et e planifikuara.

Rezistenca do vazhdojë derisa qeveria shqiptare të heqë dorë nga prodhimi i energjisë duke përdorur naftën. Protesta u bë sot sepse sot në mëngjes ka arritur një prej anijeve që ka të instaluar brenda supër gjeneratorë gjigandë që do djegin 600 tonë naftë në ditë. Është një tmerr që qyteti ynë nuk e meriton”, u shpreh njëri prej ambientalistëve të pranishëm në protestë.

 

Të fundit