Flash News

E-TJERA

Mes miqsh e të afërm, përcillet për në banesën e fundit Bashkim Fino

Mes miqsh e të afërm, përcillet për në banesën e

Mes miqsh e të afër, është përcjellë për në banesën e fundit deputeti socialist, ish-kryeministri Bashkim Fino.

Homazhet u zhvilluan në sallën e Pallatit të Kongreseve, ku të pranishëm ishin edhe politikanë të të gjitha kaheve.

Fino humbi betejën me Covid-19 natën e kaluar në moshën 59-vjeçare. Kryeministri Edi Rama e shpalli 29 marsin ditë zie kombëtare dhe partitë politike anuluan sot fushatën elektorale.

Kush ishte Bashkim Fino

Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ai ka mbajtur postin e kryeministrit nga 9 marsi i 1997 deri më 29 qershor të 1997.  Me profesion Fino ishte ekonomist. Në vitin 1992, ai u zgjodh kryetar i bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Deri më sot deputet i PS.

 

Të fundit