Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në një piceri tek Ali Demi, detajet nga policia

Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari në një piceri tek Ali

Një adoleshent është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në kryeqytet.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në një piceri. Sakaq, 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

Të fundit