Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu do të vritet një politikan

Shkullaku: Krimi tani kontrollon shtetin, këtu do të vritet një

Analisti Armand Shkullaku mendon se krimi i organizuar në Shqipëri ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën dhe tani është ai që kontrollon institucionet shtetërore.

I ftuar në Syri tv, ai deklaron se prokuroria nuk është në gjendje të zbulojë as korrupsionin, as krimin zgjedhor, dhe madje as vrasjen e Ervis Martinit, për shkak se ‘është shteti i përfshirë’.

‘Krimi mendoj unë e ka kaluar fazën e bashkëpunimit me politikën. Unë mendoj se krimi është padron i politikë, i drejtësisë, i prokurorisë, i policisë. Pa ju referuar fare librit të gazetarit italian, mjafton të shikoni dy dosje; atë të Bajrave në Shkodër dhe Çelajve në Elbasan. Ti ke një prokuror që punon për krimin e organizuar në Shkodër, ke gjyqtar që punon për krimin në Elbasan. Ke shefin e operacionales që furnizon me informacione krimin e organizuar.

Kjo prokuroria jonë mirë që korrupsionin nuk e zbulon dot, mirë krimin zgjedhor nuk e mbulon dot, po vrasjen e Vis Martinit pse nuk e zbulon dot? Sepse është shteti i përfshirë’, tha Shkullaku.

Shkullaku paralajmëroi gjithashtu se situata mund të shpërthejë për shkak të konflikteve mes bandave dhe mund të ketë edhe viktima nga politika.

‘E kam thënë dhe ishalla smë del fjala, por këtu kjo gjë do të shpërthejë sepse, është shumë e vështirë ti mbash bandat nën kontroll. Ata kanë konflikte me njëra-tjetrën dhe në një vend si Shqipëria ku nuk ka pluralizëm dhe një njeri që drejton, ne nuk kemi konkurrencë as në ekonomi, pra tregu i lirë është nën drejtimin e Ramës. E vetmja konkurrencë këtu që do krijojë dinamikë është konkurrenca e bandave me njëra-tjetrën. Dhe kjo mund të shpërthejë vetëm në ditën kur do vritet, ta hajë kot një politikan i rëndësishëm i mazhorancës.’, theksoi Armand Shkullaku 

Të fundit