Flash News

E-TJERA

U konfliktuan me njëri tjetrin në gjendje të dehur, pezullohen nga detyra tre efektivët e policisë

U konfliktuan me njëri tjetrin në gjendje të dehur, pezullohen

Tre efektivë policie u konstatuan mbrëmjen e djeshme pak para mesnate në rrugë, duke u konfliktuar me njëri tjetrin, teksa ishin në gjendje të dehur.

Mësohet se tre punonjësit, babai dhe dy djemtë e tij, efektivë në komisariatet 1, 2 dhe 3 në gjendje të dehur kanë ofenduar efektivët e 'Shqiponjës'.

Të tre u pezulluan nga detyra me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
 
NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.


 
 

Të fundit