Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Vrasja e efektivit/ Autori ishte në mjet me nënën kur e qëlloi, babai i viktimës e mori vesh lajmin nga salla operative
Novruz Cenalia, 28 vjeç, efektiv i Forcave “Shqiponja” në Fier u ekzekutua me armë zjarri nga Azgan Mërnica, 23 vjeç.
Autori, në momentin që ekzekutoi Cenalian, ndodhej në mjet me nënën. Dyshohet se shkak për konfliktin që degradoi në vrasje me armë, është bërë një parakalim.
Nëna e Mërnicës ka heshtur para hetuesve duke mos treguar nëse ka apo jo dijeni për vendndodhjen e të birit. Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për çdo informacion që çon në kapjen e autorit.
Babai i Novruz Cenaliat, i cili po ashtu punon në radhët e Policisë së Shtetit, e ka marrë vesh lajmin e vrasjes së të birit teksa ishte duke punuar në sallën operative.
Një ndër pistat e hetimit që u përfol fillimisht ishte gjakmarrja, për shkak të një vrasje të ndodhur 9 vite më parë ku ishte përfshirë babai i Novruz Cenaliat.