Flash News

E-TJERA

Zaptimi i Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk i liron zyrën Presidentes së re

Zaptimi i Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska nuk i liron zyrën

Institucioni i Urdhrit të Psikologut gjendet në kaos, pas zgjedhjeve që u zhvilluan disa ditë më parë.

Brunilda Laboviti fitoi me 238 vota të anëtarësisë nga 451 gjithsej. Pas fitores së zgjedhjeve, ajo ka shkuar këtë të hënë për të marrë detyrën, por zyra nuk i është liruar nga Valbona Treska, e cila qëndron në krye të Urdhrit të Psikologut.

Treska nuk ka pranuar që të lirojë zyrën, pasi pretendon se duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve.

Brunilda Laboviti ka telefonuar Policinë dhe i ka kërkuar që ta largojnë me forcë Treskën nga zyra.

Të fundit