Flash News

KRYESORE

Gazetari Alfred Lela nga protesta: I kam fal policët por jo Edi Ramën e Sandër 'Leshin', janë të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën

Nga protesta e thirrur "Aleanca për Teatrin" përveç aktorëve dhe mbështetësve të cilët kanë qëndruar prej dy vitesh e pak muajsh tek Teatri Kombëtar, ka folur dhe gazetari dhe drejtuesi i Politiko, Alfred Lela. Në fjalën e tij, Lela shprehu gjithë respektin e konsideratën për aktorët, artistët dhe mbështetësit që kanë qëndruar prej 27 muajsh tek Teatri për të mbrojtur teatrin.

"E ndjej vetën një hero episodik", tha Lela teksa u shpreh se ka falur policët se janë bij e bija nënash por nuk fal Edi Ramën dhe Sandër Lleshajn:

"U them që nuk ishte dështim. Sepse shteti erdhi tinëz, hajdutësh, pa gdhirë agimi për të shembur një ndërtesës që është edhe e shtetit, e jona padyshim por nuk është e pushtetit. Është e njerëzve, është e jona. Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash, të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit. Por nuk e kam falur Edi Ramën, nuk do ta fal Edi Ramën dhe nuk do ta fal Sandër Leshin. Nuk do ta fal jo se u dhunova atë ditë, nuk do ta fal se ishin të pazotë për ta njohur dhunën, për ta pranuar dhunën. Për të qenë burra Shqipërie e për ta kërkuar falje.  Sepse janë burracak, unë nuk i fal".

Të fundit