Flash News

Kosova

Protestë kundër asosacionit në Prishtinë, LVV dënon presionin ndërkombëtar

Protestë kundër asosacionit në Prishtinë, LVV dënon

Sot në Prishtinë do të zhvillohet një protestë kundër asosacionit të komunave me shumicë serbe. Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje do të dalin në rrugë kundër presionit ndërkombëtar për themelimin e asociacionit.

Protesta do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në orën 12:00. Sot ambasada e SHBA-së në Kosovë ka organizuar një takim për asosacionin, por nuk kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti.

Ky i fundit është shprehur kundër kësaj çështjeje, duke kritikuar edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti ka deklaruar se një gjë e tillë do ta pengonte funksionalizimin normal të shtetit të Kosovës.

Të fundit