Flash News

KRYESORE

Raporti: Shqipëria autokraci elektorale, shtet ku nuk ka zgjedhje të lira

Raporti: Shqipëria autokraci elektorale, shtet ku nuk ka zgjedhje të
Foto e krijuar me AI

Një raport i V-Dem Institute, një institut kërkimor i pavarur që shërben me seli qendrore në Suedi, e ka klasifikuar Shqipërinë një autokraci elektorale.

Raporti, i cili ka studiuar shtetet në rang global, evidenton se të paktën 3 nga 4 njerëz në botë rreth 74% - jetojnë në autokraci, ndërsa vetëm 26% jetojnë në demokraci.

Raporti: Shqipëria autokraci elektorale, shtet ku nuk ka zgjedhje të

Shqipëria renditet krah Sierra Leones, Indonezisë, Meksikos, Bosnje Hercegovinës, si një shtet ku “ekzistojnë zgjedhje shumëpartiake për ekzekutivin; nivele të pamjaftueshme të kërkesave themelore, siç janë liria e shprehjes dhe e shoqërimit, si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Pra, sipas raportit, Shqipëria është një vend ku nuk ka zgjedhje të lira sipas standardeve të një vendi demokratik që supozohet të jetë.

Raporti: Shqipëria autokraci elektorale, shtet ku nuk ka zgjedhje të

Konkretisht, një autokraci zgjedhore përfaqëson sipas V-Dem Institute, regjimin më të populluar për vitin 2025. India, Pakistani dhe Indonezia renditen ndër autokracitë zgjedhore më të populluara në botë.

Në përfundim, në Shqipëri procesi demokratik nuk funksionon si duhet. Raporti tregon se zgjedhjet ekzistojnë në letër, por qytetarët nuk gëzojnë të drejtat themelore të një demokracie të vërtetë.

Një fakt i tillë u konstatua edhe në raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, i cili vuri në dukje keqpërdorimin e burimeve shtetërore nga ana e PS, shkelje të rënda nga kryeministri tek punonjësit e administratës që u angazhuan në fushatën zgjedhore.

Ndër të tjera ODIHR listoi edhe përdorimin e rrjetit të patronazhistëve, intimidimin dhe presionin mbi zgjedhësit, favorizimet financiare para zgjedhjeve, çka binin ndesh me praktikat e një vendi demokratik.

Të fundit