Flash News

KRYESORE

Mentor Nazarko largohet nga studiot televizive, merr detyrën e rëndësishme në Ministrinë e Jashtme

Analistin Mentor Nazarko do e shohim rrallë në studiot e televizioneve shqiptare kjo për shkak të detyrës së re. Nazarko është zgjedhur këshilltar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndërkohë do jetë i pranishëm në takimet që ministri kosovar do të zhvillojë jashtë vendit.

Nazarko ka qenë edhe më parë këshilltar i Pacollit dhe ky angazhim ka vijuar edhe tani që biznesmeni ka marrë postin e rëndësishëm në qeverinë e Kosovës.

Mentor Nazarko ka qenë së fundmi pjesë e delegacionit kosovar të udhëhequr nga Pacolli, në vizitën në Podgoricë të Malit të Zi.

Të fundit