Flash News

POLITIKOFF

Këngëtari i njohur italian: Shqiptarët shpëtuan babin tim nga vdekja e sigurt

Këngëtari i njohur italian: Shqiptarët shpëtuan babin tim

Këngëtari i njohur italian, Albano Carrisi ka rrëfyer se pse emri i tij lidhet me kombin shqiptar.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti italian Albano Carrisi ka thënë se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare.

Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurt.

Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë. Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurt, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë”, është shprehur artisti. 

Të fundit