Flash News

POLITIKOFF

Publikohet kënga zyrtare për "Euro 2020":  Shpresë për njerëzit e sfilitur nga pandemia

Publikohet kënga zyrtare për "Euro 2020":  Shpresë

"Euro 2020" do të mbahet tani verën e 2021-shit. Për shkak të pandemisë së Covid-19, kampionati europian i futbollit që supozohej të zhvillohej në verën e vitit që lamë pas, do të fillojë shumë shpejt, me 11 qershor dhe do të mbyllet me 11 korrik.

Bono Vox, The Edge dhe DJ Garrix kanë publikuar këngën zyrtare, himnin e 'Euro 2020'.

Por ndryshe nga vitet e tjera, kësaj radhe kjo këngë ka më shumë emocion, mesazh dhe shpresë për njerëzit e sfilitur nga pandemia.

Kënga titullohet “We are the people” dhe i këndohet forcës njerëzore, që gjithmonë në situata të vështira shndërrohet në mbinjerëzore për t’i tejkaluar ato.

Këtë "Euro 2020" ndeshjet do të luhen në disa shtete europiane dhe jo në një apo dy.

Të fundit