Flash News

POLITIKOFF

Shqiponja dykrenore e Anxhela Peresterit në "Eurovision", mediat serbe: Provokim i turpshëm para gazetarëve

Shqiponja dykrenore e Anxhela Peresterit në "Eurovision", mediat

Anxhela Peristeri është përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit në "Eurovision 2021" dhe në një nga paraqitjet e saj për mediat, Anxhela ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenore me duar - një simbol i cili përfaqëson shqiptarët kudo ku ndodhen.

Mirëpo kjo është parë si provokim nga mediat serbe të cilët kanë reaguar përmes një artikulli dhe sipas “Novosti-t”, ky veprim u cilësua si provokim.

Skandal në Eurovision: "Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i medias serbe.

"Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenore” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, vazhdon më tej artikulli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Music is my religion!♈️ (@anxhelaperisteriofficial_)

Të fundit