Flash News

POLITIKOFF

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, flet për herë të parë Luiz Ejlli

U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, flet për

Këngëtari, Luiz Ejlli ditën e sotme u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh. Ejlli gjatë kohës që ka qenë noter ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal.- Advertisement -

I pyetur nga emisioni People në Euronews Albania lidhur me këtë çështje, Luiz Ejlli dha një përgjigje që nuk kishte asnjë lidhje me pyetjen.

“Po, sot në orën 19:00 del kënga e re. Faleminderit për interesimin. Është duet me Teuta Selimin, se harrova nuk jap intervista as nuk dal në emisione. e kam vendosur me kohë këtë gjë. unë jam këngëtar, thjesht këndoj. Mos harro, në orën 19:00”, u përgjigj ai për People.

Bashkë me artistin është dënuar me 1 vit e 8 muaj vite burg edhe shtetasi Fatmir Abdurramani.

Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Ishte ky i fundit që u paraqit në prokurori për të kërkuar heqjen e sekuestros së pronave të tij më 25 shkurt të 2022-shit. Shtetasi F.A. paraqiti një deklaratë noteriale, e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015. Ejlli, posedonte vulat e noterit edhe pse Ministria e Drejtësisë ja kishte hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit. Deklarata kishte në përmbajtje marrjen e një huaje nga bashkëshortja e tij në dy këste të shumave 151 mijë euro në vitet 2008-2015 dhe 60 mijë euro në vitet 2011-2015.

 

Të fundit