Flash News
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
Foto/ Ky është autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Paskuqan
Peticion anti-Rama, mbi 395 mijë qytetarë firmosin për largimin e kryeministrit
Vrasja në mes të ditës në Kamëz, reagon policia: S’ka të dëmtuar të tjerë nga ngjarja
Ana Otasheviç, Demostat
Dy dokumente jozyrtarë me propozime për zgjidhjen e krizave gjeopolitike në rajon patën një jehonë që nuk pritej në opinionin publik. Disa ditë pasi u bë publik dokumenti për ndryshimin e kufijve sipas bazave etnike në Ballkan, i cili i faturohej kryeministrit slloven Janez Jansha, u publikua edhe dokumenti në të cilin paraqiteshin propozime për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që i faturohej Parisit dhe Berlinit. Franca dhe Gjermania, nëpërmjet ambasadorëve të tyre në Prishtinë, përgënjeshtruan autorësinë e tekstit, njëlloj si edhe Jansha, vendi i të cilit nga muaji korrik i këtij viti do të kryesojë Bashkimin Europian, pohoi se nuk është autor i dokumentit të parë. Dokumentet zyrtare “rrodhën” në media, por nuk dihet se kush dhe me çfarë synimi i ka shkruar. Edhe portali slloven “necensuirano” i cili publikoi dokumentin e parë edhe gazeta e Prishtinës “Koha ditore” që publikoi të dytin, nuk e dinë se cilët janë autorët e tyre.
Megjithatë, këto dy dokumente nxitën një diskutim të gjallë në rajon që ka të bëjë me propozimet që paraqiten në to si dhe reaksione të politikanëve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që merren me Ballkanin.
Në dokumentin e “Janshës” propozohet që “çështja kombëtare” serbe, kroate dhe shqiptare të zgjidhet nëpërmjet ndryshimit të kufijve sipas bazave etnike. “Pjesa më e madhe e territorit të Republikës Srpska do të duhej t’i bashkëngjitej Serbisë”, ndërsa Serbia, në këtë rast, “do të pranonte që Kosova t’i bashkëngjitej Shqipërisë”. “Çështja kombëtare kroate”, sipas të njëjtit burim, do të zgjidhej “nëpërmjet bashkëngjitjes së kantoneve kroate të Bosnjë e Hercegovinës me Kroacinë”, ose nëpërmje dhënies së “statusit të veçantë pjesës kroate të Bosnjë e Hercegovinës”. Në këtë mënyrë, “boshnjakët do të fitonin një shtet të pavarur dhe funksional dhe do të merrnin përgjegjësinë e plotë” për ta drejtuar atë, ndërsa nëpërmjet referendumit do të shpreheshin nëse janë “për të ardhmen europiane ose atë joeuropiane (Turqinë)”. “Në rast se vazhdon kaosi dhe presioni jashtëzakonisht i fortë i Turqisë dhe islamit radikal, situata do të përkeqësohej ndjeshëm në dhjetëvjeçarin pasardhës”, shkruhet në këtë dokument. Më tej konstatohet se”kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës” nuk ekziston dhe se “95 përqind e shqiptarëve në Kosovë dëshirojnë bashkimin” me Shqipërinë. “Pjesa serbe e Kosovës do të marrte status të veçantë”, shkruhet në tekst, sipas modelit të Tirolit të Jugut në Itali. Kjo ide i pëlqeu raportueses së Bashkimit Europian për Kosovën Viola fon Kramonit, e cila është anëtare e të gjelbërve gjermanë dhe deputete europiane. “Ky do të mund të jetë një model i suksesshëm, nëse kemi parasysh situatën në Kosovë”, tha ajo për RTV Dukagjini nga Prishtina. Tiroli i Jugut është provincë autonome në Veri të Italisë, mes Austrisë dhe Zvicrës, në të cilën jeton në shumicë banorësh gjermanishtfolës. Komenti i deputetes gjermane shkaktoi pakënaqësi në opinionin publik kosovar, ku analistët pyesnin përse ky status të mos u jepej edhe të tjerëve, shqiptarëve në Luginën e Preshevës ose në Maqedoni dhe përse këtë status të mos e ketë edhe Sanxhaku. Viola fon Kramoni më pas, para Parlamentit Europian, deklaroi se nuk i kushton shumë vëmendje dokumenteve jozyrtarë për Kosovën sepse qëllimi i tyre është të përhapë frikë dhe provokime, dhe se Kosova do të ketë mbështetje të plotë dhe ndihmë (nga Bashkimi Europian) në të gjithë aspektet.
Dokument i dytë, i cili shkoi te “Koha ‘ditore” (a thua rastësisht?) tërhoqi vëmendjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili komentoi se këtë dokument ndoshta e ka shkruar “një grua fantastikisht e mençur”, gjë që te tabloidët dhe gazetat ditore serbe hapi sezonin e gjuetisë për autoren e mundshme. Ky dokument i cili paraqet propozimin për marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, rrodhi në publik dy javë para takimit të parashikuar dhe të shpallur të Vuçiçit dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti në Bruksel, ku do të duhet të rinovohen bisedimet për Kosovën nën patronazhin e Bashkimit Europian.
Propozimi parashikon njohje të ndërsjelltë dhe ndërkufizim me ndërmjetsinë e BE-së, duke respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura më parë, përfshirë edhe atë për formimin e Bashkësisë së komunave serbe, me organet dhe kompetencat e tyre drejtuese. Gjithashtu këtu bën pjesë edhe propozimi që të formohet “zona autonome e Kosovës së Veriut si njësi unike administrative e vetëadministrimit lokal në Kosovë, në kompetencat e së cilës do të ishin ekonomia, financat, pronat, infrastruktura, kultura, arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, gjykatat, administrata policore, banesat, zhvillimi urbanistik dhe bashkëpunimi europian, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për administratën lokale”. Në zonën autonome do të hynin komunat Zveçan, Leposaviç, Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku. Propozohet dhe status i veçantë për Kishën Ortodokse serbe “si pjesë e sistemit politik dhe kushtetues kosovar me administratën e vet”, me në krye Patriarkun selia e të cilit është në Patriarkanën e Pejës.
Zgjidhje të njëjtë- më shumë autonomi për serbët brenda Kosovës- mbështet edhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave think tank me përfaqësi në Bruksel, Uashington, Nju Jork dhe Londër, i cili, në fund të muajit janar të këtij viti, publikoi raportin mbi skenarët e mundshëm poër Kosovën. Kryesues të Grupit Ndërkombëtar të krizave janë Marti Ahtisari, ish presidenti i Finlandës dhe autor i Planit për Kosovën që i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë së Kosovs dhe Xhorxh Xhon Miçell, ish senator amerikan, bashkëpuntor i Barak Obamës dhe Hilari Klintonit. Sipas këtij propozimi, gjë që është në njëfarë mënyre edhe Plani i Ahtisarit i plotësuar, serbët do të kishin parlamentin, sistemin e drejtësisë, policinë, gjykatat dhe financat, ndërsa Prishtina do të udhëhiqte mbrojtjen, politikën e jashtme dhe atë monetare. Të drejta të njëjta ose të ngjashme do të fitonte edhe Lugina e Preshevës. Zonat autonome në të dyja rastet do të mund të mbajnë lidhje me shtetin amë fqinjë- entiteti serb të marrë ndihmë financiare nga Serbia (gjë që në fakt po ndodh), ndërsa entiteti shqiptar në territorin serb nga Kosova. Në Grupin ndërkombëtar të krizave mendojnë se Serbia nuk do ta pranonte autonominë ashtu kot, por nëpërmjet “një oferte zemërgjërë nga Bashkimi Europian”.
Propozimi për autonomi më të madhe për serbët në Veri të Kosovës do të thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve, ide për të cilën biseduan në mënyrë intensive Vuçiçi dhe Hashim Thaçi në vitin 2018 pas dyerve të mbyllura dhe që ishte aktuale derisa ish lideri i UÇK-së përfundoi në Hagë, ka kaluar në plan të dytë. Skenari i tretë i Grupit të krizave është që Serbia të bindet për ta njohur pavarësinë e Kosovës në mënyrë që në këmbim t’i ofrohet “ndihmë donatore për zhvillim dhe antarësim të përshpejtuar në Bashkimin Europian”. Por edhe vetë autorët e këtij raporti nuk besojnë te kjo mundësi siç edhe konstatojnë se as bisedimet e deritanishme si puna e formimit të Bashkësisë së komunave serbe, nuk janë realizuar.
Ndërsa propozimi për ndryshimin e kufijve në dokumentin e parë jozyrtar të lartpërmendur që i faturohet kryeministrit slloven është afër qarqeve politike të orientuara djathtas në Bashkimin Europian, dokumenti i dytë është më afër mainstream-it të Brukselit, ose më mirë të themi politikanëve që marrin pjesë në procesin e bisedimeve me Beogradit dhe Prishtinës.
Çfarë thotë për këtë presidenti serb Vuçiç? Duke komentuar dokumentin jozyrtar që publikoi Koha Ditore, tha se “kjo është deri tani oferta më e madhe, sëpaku joformalisht” që Serbia do të mund të merrte, “më shumë se në Planin e Ahtisarit, shumë më tepër”, por se vazhdon të jetë “tmerrsisht e keqe” dhe hodhi poshtë mundësinë e njohjes së Kosovës dhe “pranimin e poshtërimit të vetvetes”. Tha në mënyrë të papërcaktuar se “Mitrovica e Veriut të merret nga serbët”.
Reaksionet e Prishtinës e cila refuzon çdo mundësi autonomie për Veriun e Kosovës, ku serbët janë shumicë, ishin pa ashtu të ashpra. Autorsia e këtij dokumenti, për konsum lokal, iu faturua Serbisë.
Marko Preleci, analist për Ballkanin në Grupin ndërkombëtar të krizave, në llogarinë e tij në Twitter i komentoi në këtë mënyrë letrat jozyrtare që qarkullojnë tani nëpër Ballkan. “Përse këto letra zyrtare shfaqen tani në Ballkan? Ndoshta sepse në ajrin e pranverës ekziston ndjesia se Problemet Mëdha të Tmerrshme që u ngrinë në fundin e viteve 90-të po shkrihen?”. “Pyetja është nëse i duhet drejtuar derës nr. 1, asaj të frigoriferit, apo (zgjedhim) derën nr. 2 (që është) shoqëria vizionare e pabesueshme, apo mos ka edhe ndonjë derë tjetër që unë e paskam harruar?”, pyet Preleci. Si duket kjo rruga numur 2? E paraqitur në llogarinë e tij në Twitter duket kështu: “Fiton besimin e opinionit publik në sajë të një administrate të mirë dhe begatisë, ndërsa heshturazi ndërton urat që të shpien deri te udhëheqësit rivalë, pastaj del në publik me zgjidhjen vizionare dhe njëkohësisht rezervon biletat për avionin e Stokholmit për të marrë çmimin Nobël”. E thjeshtë si gjella me groshë apo jo?
Sipas këtij skenari Vuçiçi dhe Kurti pranojnë zgjidhjen që nuk e kanë ideuar vetë dhe te e cila ata vetë nuk do të kishin për të arritur kurrë, shndërrohen në “vizionarë të mrekullueshëm” dhe fitojnë Çmimin Nobël për Paqen. Dera e tretë, nënvizon Preleci është “të nënshkruani një dokument jozyrtar ose të kritikoni publikisht atë të dikujt tjetër. Por këto janë dyer që kanë qenë të mbyllura. Në të dy rastet flisni në boshllëk”. Megjithatë, Grupi ndërkombëtar i krizave, si skenar më të mundshëm sheh “status quo-në”, sepse të dyja palët besojnë se në të ardhmen “do të fitojnë një marrëveshje më të mirë”, ose më mirë të themi “do të humbasin më shumë sesa do të fitonin nga zgjidhja nëpërmjet kompromisit”.
Bisedime mes dy palëve me shumë mundësi do të vazhdojnë në muajin qershor, meqenëse Kurti nuk do të shkojë në Bruksel me 11 maj kur do të duhej të mbahej takimi. Në mënyrë që të mos “gabojnë” në vlerësime, po mblidhet një ekip këshillues në të cilin bëjnë pjesë dialogues me eksperiencë në çështjet ndërkombëtare dhe ato europiane- Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Blerim Shala dhe Veton Surroi gazetar dhe publicist, pronar i Kohës ditore. Sipas dokumentit që publikoi gazeta e tij, bisedimet do të duhet të përmbyllen në muajin shkurt të vitit 2022. Daniel Server, profesor në Universitetin Xhon Hopkins, ish zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit dhe i Dërguar spacial për Bosnjën, diplomat që pati marrë pjesë në bisedimet që shpunë në Marrëveshjen e Dejtonit, mendon se nuk duhet shpejtuar me rinovimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. “Presidenti Vuçiç ka bërë qartë me dije se nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur para zgjedheve të ardhshme serbe në vitin 2022”, shkruan Serveri në blog-un e tij, në të cilin hedh ide mbi zgjidhjen e situatës në Bosnjë dhe në Kosovë. Nuk është e qartë sesi ka konkluduar ai se Vuçiçi mund ta njohë Kosovën pas zgjedhjeve. Serveri mendon se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë “jo vetëm që është ide e keqe, por edhe destruktive”, në ndryshim nga një diplomat tjetër amerikan të kohës së Bill Klintonit, Uilliam Uokerit, ish shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë në vitin 1999, i cili vitet e fundit po promovon idenë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve- në Kosovë, në Shqipëri dhe në diasporë.
Ndërkohë në terren po zhvillohet procesi që është më shumë në favor të dokumentin të “Janshës” mbi ndarjen e territoreve sipas linjave etnike sesa të idesë mbi organizimin e ri të Kosovës jashtë Serbisë që propozohet në dokumentin e dytë. Fakti që kufijtë me Shqipërinë janë vetëm formalitet u demonstrua nga Albin Kurti, i cili, duke qënë kryeministër i Kosovës, me 25 prill 2021 votoi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri për parlamentin e atjeshëm, zgjedhje në të cilat Lëvizja Vetëvendosje e tij nxorri tre kandidatë për deputetë. Me këtë tregoi se Kosova dhe Shqipëria janë për të hapësirë unike politike. Viola fon Kramoni, e cila duhet t’i shpjegojë BE-së se çfarë po ndodh në Kosovë, e paraqiti në Twitter çudinë e saj me fjalët: “Nuk mund ta kuptoj përse bëhet fjalë në këtë rast...”.
Perktheu per Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
Berisha: Mbështesim pa asnjë rezervë kërkesat e protestuesve, Rama të japë dorëheqjen
8 Qershor 2026, 14:20
Buxheti për rroga "shpërthen" në vitin e zgjedhjeve, Bashkitë shpenzuan 45.6% për paga
8 Qershor 2026, 14:09
Foto/ Ky është autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Paskuqan
8 Qershor 2026, 13:59
Rama del me minifund, komentuesit e 'masakrojnë': Është sëmurë djali?
8 Qershor 2026, 13:46
Peticion anti-Rama, mbi 395 mijë qytetarë firmosin për largimin e kryeministrit
8 Qershor 2026, 13:38
Vrasja në mes të ditës në Kamëz, reagon policia: S’ka të dëmtuar të tjerë nga ngjarja
8 Qershor 2026, 13:21
Opozita kërkon rrëzimin e 4 ligjeve: I shërbejnë oligarkëve dhe klientelës së Ramës
8 Qershor 2026, 13:02
Detaje nga ngjarja në Kamëz, si ndodhi sherri pas kalçetos që përfundoi në vrasje
8 Qershor 2026, 12:52
Shkarkimi i kryebashkiakut të Kuçovës, KAS 'pason topin': Ta vendosë Komisioneri
8 Qershor 2026, 12:43
BE: Zgjedhjet në Kosovë hapin rrugën për tejkalimin e bllokadës politike
8 Qershor 2026, 12:33
Të shtënat me armë në Kamëz, humb jetën te Trauma i plagosuri
8 Qershor 2026, 12:17
Berisha publikon videon: 2 milion shuplaka do t’i vijnë Ramës nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 12:09
Plagosje me armë zjarri në Kamëz
8 Qershor 2026, 12:00
Plumbat mbi ‘Shqiponjat’ e policisë, si u vra nga 5 goditje efektivi Enea Mekollli
8 Qershor 2026, 11:44
Lufta dhe turizmi rrisin çmimet, inflacioni kërcen në 3%, niveli më i lartë në 29 muaj
8 Qershor 2026, 11:31
Si u grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’? Hajduti bashkëpunoi me një punonjës të bankës
8 Qershor 2026, 11:29
BE 'i përvishet' Ramës për Zvërnecin: Mbro natyrën sa nuk e ke shkatërruar
8 Qershor 2026, 11:14
Gazetari paralajmëron: Ka nisur fushata për largimin e studentëve nga protesta
8 Qershor 2026, 11:00
“Maradona” shqiptar i trafikut të drogës ble lirinë me 1.5 milionë euro
8 Qershor 2026, 10:31
Marta Kos uron Kurtin për fitoren, kërkon kompromis politik për stabilitetin e Kosovës
8 Qershor 2026, 10:05
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Qershor 2026, 09:27
Nga Tirana në Toronto, shqiptarët në Kanada i bashkohen thirrjeve për largimin e Ramës
8 Qershor 2026, 09:12
Kurti shpall fitoren, por LVV nuk ka votat për ta formuar e vetme qeverinë
8 Qershor 2026, 08:48
A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025
8 Qershor 2026, 08:30
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Qershor 2026, 08:15
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë
8 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Qershor 2026, 07:46
Rama ankohet për fyerjet pas takimit në Elbasan: B*thëlëpirës, hajdut
7 Qershor 2026, 22:18
Valë të reja sulmesh ndaj Izraelit, Irani lëshon raketat
7 Qershor 2026, 21:55
Shenjat e horoskopit që gjithmonë i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre
7 Qershor 2026, 21:37
Protestuesit ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës, motoristët i bashkohen qytetarëve
7 Qershor 2026, 21:24
Numërohen mbi 40% e votave, Vetëvendosje kryeson me mbi 41%
7 Qershor 2026, 21:03
‘Ky cjapi shitet 1 euro’/ Pankartat pikante nga protesta e 8 para Kryeministrisë
7 Qershor 2026, 20:33
VIDEO/ 'Çmendet' Rama, del nga skenari me gjeste të pazakonta
7 Qershor 2026, 20:20
Nis numërimi i votave në Kosovë, publikohen rezultatet e para
7 Qershor 2026, 19:57
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%
7 Qershor 2026, 19:31
Vlorë/ I riu qëllohet sapo doli nga kafja, autori e priste me motor
7 Qershor 2026, 19:11
Plagosja me armë në Shijak, dalin emrat. Pronari i lokalit i plagosur, autori në arrati
7 Qershor 2026, 19:00
Rama kërcënon blogerët: S’i japin as 1 euro taksë shtetit
7 Qershor 2026, 18:48
Të shtëna me armë në Shijak
7 Qershor 2026, 18:33
Rama ndërpret fjalimin për parullën kundër Zvërnecit: Ule atë
7 Qershor 2026, 18:20
“Natyra nuk është pronë e qeverisë”, Boçi: Po njeriun, kur do ta mbrojmë?
7 Qershor 2026, 17:56
Aksident zinxhir në Morinë–Kukës
7 Qershor 2026, 17:42
Vrasja e efektivit Enea Mekolli, Prokuroria ngre katër akuza ndaj Violand Braçellarit
7 Qershor 2026, 16:39
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 pjesëmarrja 22.74%
7 Qershor 2026, 16:18
Si u vra efektivi Enea Mekolli, dosja zbulon sekondat fatale në malin e Bodesë
7 Qershor 2026, 15:59
Këlliçi: Rama fyeu protestuesit, arroganca dhe korrupsioni i tij duhet të largohen
7 Qershor 2026, 15:29
Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria
7 Qershor 2026, 15:12
Si u bë Ballkani Perëndimor “fabrika” e Europës... çfarë vjen më pas?
7 Qershor 2026, 14:52
Vrau policin, lihet në burg Violand Braçellari
7 Qershor 2026, 14:30
Armenët votojnë për të ardhmen e vendit mes Lindjes apo Perëndimit
7 Qershor 2026, 13:51
Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës së Republikës
7 Qershor 2026, 13:00
Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës
7 Qershor 2026, 12:41
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Siçili me një mbrëmje luksoze
7 Qershor 2026, 12:12