Flash News

E-TJERA

Tensionet në derbi/ FSHF gjobit Partizanin dhe Olsi Ramën për deklarata denigruese , sa para duhet të paguajnë

Tensionet në derbi/ FSHF gjobit Partizanin dhe Olsi Ramën për

Federata shqiptare e Futbollit ka nisur ndëshkimet pas tensioneve në derbin Tirana-Partizani, që u luajt në datën 7 maj në Elbasan, ku fituan bardhë e blutë.

FSHF ka gjobitur skuadrën e Partizanit me 100.000 lekë dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa spektatorë.

Ata akuzohen për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës.

Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Gjithashtu është ndëshkuar edhe drejtori i klubit, Olsi Rama, për përhapjen e deklaratave denigruese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, pas përfundimit të derbit. Ai është gjobitur me 50.000 lekë.

FSHF bën me dije se edhe skuadra e Tiranës është gjobitir me 200.000 lekë për shkak të sjelljes së tifozëve.

 

 

Të fundit