
Flash News
SP officially opens campaign on April 12
Incident in the Egnatia - Elbasan match, a fan falls from the stands
27-year-old missing on Pashtriku mountain found dead, father in serious condition
With flowers and banners, the final farewell is given to 22-year-old Albanian Ilaria Sula
Who is Ilia Ndoka, the member of the former SP MP's gang?
From shell companies to real estate and Forex/ AIF Report: Here are 13 typologies of how money is laundered
Real estate, fraudulent call centers with FOREX activity or bank card fraud and fictitious companies have been some of the typologies that the Financial Intelligence Agency has identified as forms through which money can be laundered in the country and that have been referred to the relevant institutions. The AIF annual report refers to the 13 typologies in question.
Typology 1: Carrying out a fictitious activity by Albanian society
In December 2020, citizen A founded company X (whose activity is related to consulting services) and a few days later sold the shares of this company to a foreign citizen (B), remaining only the administrator of the company. Citizen B (the sole partner of company X) turns out to have come to Albania only twice during 2023-2024 and stayed no more than three days. During a 2-year period (2021-2022), company X has benefited from a high volume of transfers totaling a total of 10,000,000 EUR ordered from countries such as: Cayman Islands, Panama, Gibraltar, Cyprus, Malta, Poland, etc. from various entities mainly related to gambling, for services provided by company X. Regarding the manner in which these funds were used, it was found that the majority of them (around 80%) were transferred in favor of company Z in Latin America for invoice payments and the rest was transferred to third parties inside and outside Albania for invoice/liability settlements or cash was withdrawn by the proxy representative, citizen C. After the funds were circulated, the business accounts were closed. Further verifications for company X resulted in the following:
– According to the self-declared inventory, there was no office machinery/computer equipment in its possession; only the administrator, citizen A, was employed, but in the meantime, it declared sales in significant amounts (which correspond to the total transfers received from it) during 2021-2022. – Doubts arose about the real impossibility of a single citizen to carry out this volume of sales, these doubts being further reinforced by reference to the employment history of citizen A, who was also employed as a chef at a restaurant in Tirana. – Inconsistencies (differences in the total declared sales) in the tax returns were found, creating suspicions that the entity did not present the real financial situation. – During the period 2023 - 2024, company X changed its main activity address several times, settling in different cities in Albania, increasing suspicions of evasion of tax authorities. Referring to the changes of company X over the years, it resulted that: – in March 2022, company X suspended its activity; – about a year later, the sole partner of the company (foreign citizen) sold 100% of the company's shares to Albanian citizen H (businessman); – in May 2023, the company reactivated its activity; – three months later, it suspended its activity again and moved to the status 'in liquidation'.
The liquidator is citizen H; From the verifications regarding the activity carried out by citizen H, it resulted that, like citizen A, he established a company Y, which a few days after registration passed into the ownership of a foreign citizen (from the same EU country as the shareholder of company X), implying a connection between the parties. In conclusion of the case, taking into account the following elements: – the high values of incoming transfers ordered by various entities mainly related to gambling, mostly from tax haven countries; – the way company X operates – with only one employee, who at that time had two employees, it managed to make sales of around EUR 10 million and moreover without having office IT equipment; – the constant change of the company's address from one city to another; – suspicions that we were dealing with a fictitious company whose purpose of creation was only the circulation of the aforementioned amount; The case was sent for further investigation to law enforcement agencies. A month later, from the same agency, we learned about the registration of criminal proceedings in the case. Later, from open sources of information, it turns out that citizen H and the authorized representative of company X, citizen C, were arrested in March 2024 as suspects of money laundering and are under investigation.
Typology 2: Suspicious transfers from new companies with non-resident shareholders.
Shtetasit e huaj A dhe B (bashkëshortë), kanë ardhur në Shqipëri në vitin 2024 dhe kanë themeluar secili nga 3 shoqëri tregtare me objekt aktiviteti ‘shërbime të konsulencës dhe marketingut online’. Të gjashta shoqëritë kanë të njëjtën adresë fizike në Shqipëri. Shtetasit A dhe B nuk janë rezidentë në Shqipëri, dhe kanë caktuar shtetasen M si përfaqësuese për të kryer veprime në emër të tyre. Menjëherë pas çeljes së bizneseve, në emër të tyre janë hapur disa llogari biznesi pranë bankës E. Nga analiza financiare e të dhënave bankare rezultoi se vetëm dy prej këtyre kompanive kanë qarkulluar fonde në llogaritë e tyre, konkretisht:
– Shoqëria X ka çelur disa llogari bankare në monedha të ndryshme dhe në secilën prej tyre gjatë vitit 2024 ka përfituar transferta nga subjekte të ndryshme nga vende si: Poloni, Hungari etj, në një vlerë totale prej 100,000 EUR, për pagesë faturash. Më pas, fondet e kredituara në llogari i ka transferuar në favor të disa kompanive të huaja të ndodhura kryesisht në vende të konsideruara me lehtësira fiskale si: Belize, Seychelles, Qipro, Singapor etj, si pagesë për shërbimet e marketingut/konsulencës që deklaron të ketë marrë. Pjesë e përfituesve ka qenë edhe një kompani që merrej me prodhim dhe eksportim të produkteve të lëndës drusore.
– Shoqëria Y ka operuar pothuajse njësoj si kompania e mësipërme, ndryshojnë vetëm shtetet me të cilat ka bashkëpunuar. Kjo shoqëri ka përfituar transferta nga disa subjekte në një shtet fqinj, në një total prej 200,000 EUR, në formë pagese për shërbimet e marketingut të ofruara. Më pas fondet i ka transferuar për të tretë kryesisht në vende të konsideruara me lehtësira fiskale si: Gjibraltar, Qipro, Maltë, Irlandë, etj, si pagesë për shërbime konsulence. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se asnjëra prej shoqërive të sipërcituara nuk ka deklaruar fatura shitblerje në sistemin tatimor dhe nuk kanë punonjës të tjerë përveç administratorëve. Nisur nga sa më sipër, duke marrë në konsideratë elementët e mëposhtëm:
– Kompani të reja me aksioner jo rezident aktivitetet e të cilave nuk duken të kenë lidhje me Shqipërinë; Transfertat në vlera të konsiderueshme nga/drejt vende të ndryshme (kryesisht me lehtësira fiskale) për një periudhë të shkurtër kohore, për likujdime faturash ndërkohë që shoqëritë nuk deklarojnë aktivitet financiar; Mospërputhjen e veprimtarisë tregtare mes shoqërive në Shqipëri dhe disa subjekteve të huaja. Rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 3: Investime në pasuri të paluajtshme nga persona me veprimtari kriminale.
Shtetasja A rezidente në një vend të BE, në vitin 2021, nëpërmjet një përfaqësuesi, familjari të saj, ka investuar në Shqipëri në blerjen e një pasurie të paluajtshme të llojit truall në vlerë 90,000 EUR – vlerë kjo më të ulët se tregu. Nga verifikimet lidhur me burimin e të ardhurave të investuara rezultoi se fondet janë depozituar cash nga vetë shtetasja, familjarë të saj, si dhe shtetasi B (ish bashkëshorti a shtetases A gjithashtu rezident në të njëjtin vend të BE). Dy muaj pas blerjes së pasurisë shtetasja A nënshkruan një kontratë sipërmarrje me shoqërinë Y, sipas te cilës ka vënë në dispozicion trualli për zhvillim, në këmbim të sipërfaqes ndërtimore mbi këtë pasuri.
Ndërkohë një vit pas nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes, shtetasja A ka vendosur të shesë pronësinë e truallit, shoqërisë Y në vlerë afërisht 2.200.000 EUR, dukshëm me një çmim shumë më të lartë se çmimi i blerjes. Nga analiza financiare, rezultoi se vlerat e përfituara në llogari në funksion të kontratës së shitjes së truallit, A i ka transferuar në llogarinë e shoqërisë X, me seli në shtetin V, i ndryshëm me atë të rezidencës. Në vijim është bashkëpunuar më NJIF e shteteve me të cilat shtetasit A dhe B, kishin lidhje nga ku rezultoi se: – Shoqëria X është themeluar nga shtetasja A, pas përfitimit të transfertave nga shitja e truallit në Shqipëri, me fushë veprimtarie ndërtim; – Shoqëria X ka nënshkruar kontratë sipërmarrje me të tretë në cilësinë e investitorit ku për kryerjen e punimeve ka nënkontraktuar shoqërinë D në shtetin V; – Fondet e përfituara janë përdorur në dukje për realizimin e kontratës së sipërmarrjes në shtetin V prej të cilave një pjesë i ka transferuar në shoqërinë D;aktivitetet e të cilave nuk duken të kenë lidhje me Shqipërinë;
– Transfertat në vlera të konsiderueshme nga/drejt vende të ndryshme (kryesisht me lehtësira fiskale) për një periudhë të shkurtër kohore, për likujdime faturash ndërkohë që shoqëritë nuk deklarojnë aktivitet financiar; – Mospërputhjen e veprimtarisë tregtare mes shoqërive në Shqipëri dhe disa subjekteve të huaja. rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Përfaqësuesi i shoqërisë D është aksioner një tjetër shoqërie të themeluar në shtetin V e cila lidhet me shoqërinë D; – Gjithashtu për shtetasin B ka dyshime se ka kryer pastrim parash të produkteve të aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në vendin e BE, ku shtetasit A dhe B janë rezident. Nga verifikimet e mëtejshme, përfaqësuesi i shoqërisë D shtetas Shqiptar, rezulton të ketë qenë punonjës i shoqërisë Y, të themeluar në Shqipëri, prej të cilës u krye blerja e truallit në një vlerë më të lartë se çmimi real i tregut. Nga sa më sipër, duke marrë në konsideratë: – Depozitim cash të vlerave në sistemin bankar me qëllim blerjen e pasurisë së paluajtshme, – Investimi fillestar në pasuri të paluajtshme nën vlerën reale, – Tjetërsimin e pronës brenda një kohe të shkurtër duke shumëfishuar vlerën e saj, – Transfertat në nisje drejt një shtetit V në funksion të aktivitetit të sipërmarrjes së nënkontraktuar të shoqërisë X me shoqërinë D, në shtetin V, – Evidentimin e lidhjeve të tërthorta të individëve të përfshirë (shtetasit A, B dhe D), – Dyshimet e bazuara se pasuritë e blera burojnë nga veprimtaria kriminale e shtetasit B, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 4: Kryerja e aktivitetit fiktiv nga një shoqëri shqiptare
Shtetasi A, nga një shtet i BE, ka regjistruar në Shqipëri në qershor 2022, shoqërinë X me aktivitet në fushën e shërbimeve të TI. Rreth një vit më pas, shoqëria X ka hyrë në marrëdhënie biznesi me shoqërinë Y, në Lindjen e Mesme dhe sipas marrëveshjes përkatëse për shërbime të ofruara të menaxhimit të projekteve, në favor të shoqërisë shqiptare X kanë mbërritur transferta ndërkombëtare nga shoqëria Y në total 2.5 milion EUR, për periudhën dhjetor 2022 – qershor 2024. Nga analizimi i mëtejshëm i të dhënave ka rezultuar se gjatë periudhës shkurt 2023 – qershor 2024 në favor të shoqërisë shqiptare X përveç transfertave nga shoqëria Y, ka përfituar një sërë transfertash nga shoqëri tregtare të huaja, në volumin më të madh nga një vend fqinj, në vlerë rreth 3 milion EUR.
Këto fonde rezultojnë të jenë përdorur për likujdime faturash, nëpërmjet e-Banking në favor të subjekteve të ndryshme të huaja në vende si Palestinë, Slloveni, Greqi, Maltë, Letoni etj. Qëllimi i deklaruar i këtyre transfertave është për shërbime konsulence. Në lidhje me rastin kemi bashkëpunuar me homologët nga ku ka rezultuar se: – Shoqëria e huaj Y është krijuar në një shtet të Lindjes së Mesme, pak muaj përpara shoqërisë shqiptare X, me aktivitet në ofrimin e shërbimeve të konsulencës kibernetike, e hetuar në vendin e rezidencës për aktivitet të dyshimtë. Administrator i saj është shtetasi C, njëkohësisht edhe pronar përfitues; – Shoqëria Y ka dërguar fonde për dy shoqëri të huaja, pjesë e një konsorciumi të sanksionuar nga një shtet për prodhimin e një programi kompjuterik të jashtëligjshëm; – Shtetasi C, gjithashtu pronar përfitues i disa kompanive pjesë e këtij konsorciumi, në korrik 2024 rezulton të jetë bërë pjesë e listës së sanksioneve ndërkombëtare për lidhjet e tij me këtë konsorcium.
Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë: – shumat e larta të transfertave ndërkombëtare midis shoqërive dhe shtetasve, të mbështetura në marrëveshje biznesi për ofrimin e shërbimeve të konsulencës, menaxhimit të projekteve, për të cilat konkretisht nuk kemi dijeni; – shumat e transfertave ndërkombëtare në hyrje nga një shoqëri e krijuar pak muaj më parë në një vend të Lindjes së Mesme; – informacionin se ortaku i shoqërisë dërguese të fondeve dhe konsorciumi janë pjesë e listës së sanksioneve ndërkombëtare; – dyshimet se shoqëria X në Shqipëri po përdoret për të shmangur sanksionet duke shërbyer si dërguese e fondeve për llogari të një shoqërie të përfshirë në listë; rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit
Tipologjia 5: Investime në pasuri të paluajtshme nga ish-funksionar i drejtësisë
Shtetasi A, është shkarkuar nga sistemi i Drejtësisë në vitin 2021, për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Në një nga pikat e këtij vlerësimi, të cilën shtetasi A dështoi të provonte në favor të tij, ishte një marrëdhënie kontraktuale me shtetasin B. Për këtë marrëdhënie kontraktuale shtetasi A do të argumente se nuk kishte njohje personale mes tyre, përtej marrëdhënies normale të detyrimit të krijuar. Nga informacionet e administruara, rezultoi se ky shtetas 3 vite pas largimit nga sistemi i drejtësisë, kishte investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme, për një vlerë dukshëm nën vlerën e tregut. Nga verifikimet rezultoi se këto pasuri po bliheshin nga shtetasi B.
Në vijim, nga analiza e informacionit bankar rezultoi se një pjesë e fondeve të përdorura për këto investime, e kishin burimin nga akte huamarrje. Për sa më sipër, bazuar në: – Vlerën nën treg të investimeve të kryera; – Investimet pranë një subjekti, me historik të mëparshëm marrëdhëniesh të dyshimtë detyrimi; – Pozicioni i favorshëm për ndërtim, në një zonë në zhvillim të kryeqytetit; – Mbulimi pjesor i investimit me huamarrje; – subjekt i shkarkuar nga sistemi i drejtësisë; 40 lindin dyshime në lidhje me investimin real të kryer nga shtetasi A, si dhe origjinën e këtyre fondeve, për rrjedhojë rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 6: Investim, fshehje, tjetërsim të pasurive nga një ish funksionar i lartë
Shtetasi A, ka qenë funksionar i lartë në disa institucione shtetërore për një periudhë 8 vjeçare dhe dyshohet se nëpërmjet familjarëve të tij, ka fshehur pasuri të paluajtshme gjatë ushtrimit të detyrave, ku burimi i investimeve është i pajustifikuar. Konkretisht shtetasja B, e motra e funksionarit A, në cilësinë e pronarit të një trualli, ka nënshkruar një akt marrëveshje me shoqërinë X, sipas te cilës kjo shtetase vë në dispozicion të shoqërisë truallin, me qëllim zhvillimin e tij në këmbim të përfitimit të 22 apartamenteve. Nga verifikimet të mëtejshme u konstatua se kjo aktmarrëveshje është nënshkruar pak kohë pasi shtetasja B si aksionere e vetme e shoqërisë X, i kishte shitur aksionet e saj palëve të treta. Një vit më pas shtetasja B, nënshkruan me shoqërinë X kontratën e sipërmarrjes, duke përcaktuar apartamentet që do të përfitojë pas ndërtimit të godinës dhe në të njëjtën kohë, nënshkruan një kontratë premtim – shitjen për 10 apartamenteve, në vlerën 400.000 EUR, me shtetasin D, pa u specifikuar mënyra e pagesës.
Sërish në të njëjtin vit, e ëma e shtetasit A, shtetasja C pak kohë para nënshkrimit të kontratës së premtim-shitjes mes shoqërisë X dhe shtetases B, ka kryer depozitime të larta në cash, në llogarinë e saj bankare, në vlerë 300.000 EUR. Nga analiza e detajuar financiare rezulton gjithashtu se, për periudhën vijuese 2 vjeçare, shtetasja C ka kryer depozitime të vazhdueshme, në llogarinë e saj, që arrijnë në vlerën 400.000 EUR. Pesë vite pas largimit nga funksioni, shtetasi A pranon nga motra e tij dhurimin e truallit dhe të drejtat që rrjedhin prej zhvillimit të tij, duke u bërë kështu pronar i 22 apartamenteve. Më tej në funksion të përmbushjes së kontratës së premtim shitjes ndërmjet shtetases B dhe shtetasit D, shtetasi A nënshkruan kontratën finale të shitjes së 10 apartamenteve me shtetasin D, sërish pa u përcaktuar mënyra e pagesës. Nga analizimi i të dhënave të llogarive bankare rezultoi se shtetasi A ka përfituar nga nëna e tij, disa transferta në vlerën totale prej 350.000 EUR, sipas një kontratë dhurimi.
Vlerat e përftuara, janë përdorur më tej për investime të tjera në pasuri të paluajtshme. Për sa më sipër duke marrë në konsideratë përdorimin e familjarëve të ngushtë për kryerjen e investimeve të larta në pasuri të paluajtshme dhe kamuflimin e këtyre transaksione përmes shitjes së aksioneve dhe dhurimit, nga një funksionar i lartë rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, për të cilin më pas janë ngritur akuza për pastrim parash.
Tipologjia 7: Investime në pasuri të paluajtshme me burim të dyshimtë fondesh
Shtetasja A, funksionare në një institucion shtetëror, në prill të vitit 2024 ka blerë një pasuri të paluajtshme të llojit apartament në vlerë 200,000 EUR. Fondet për blerjen e pronës, janë akumuluar në llogari nga depozitime dhe transferta të realizuara nga familjar të saj si dhurim (me deklarata dhurimi mes palëve), si dhe nga depozitime në llogari të vetë shtetases. Verifikimet e realizuara nga AIF evidentuan se shtetasja A zotëronte edhe pesë pasuri të tjera të paluajtshme, si dhe disa kontrata për shitblerje automjetesh të nënshkruara vitet e fundit.
Duke marrë në konsideratë se profili i punësimit të shtetases A apo dhe familjarëve të cilët kishin dhuruar fondet, nuk justifikonte transaksionet e realizuara, ka vijuar bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit. Në vijim nga organi kompetent jemi njohur me vendimin e sekuestrimit të pasurive në emër të shtetases A, pas dyshimeve se ato ishin produkte të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga familjari i saj, shtetasi B i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike në një vend fqinj. Më tej, janë kryer verifikime edhe për familjarët e shtetases A, ku u evidentua se shtetasi B në shtator 2024 ka nënshkruar kontratën për blerjen e një apartamenti në vlerë 230,000 EUR nga shtetasi C, i dyshuar si i përfshirë në aktivitete të ushtruara nga grupe të organizuara kriminale. Për të justifikuar blerjen e realizuar, shtetasi ka marrë një kredi bankare të llojit duke përdorur si garanci fondet e depozituara nga ai vetë, si dhe ka përfituar dy transferta në formën e dhurimit nga nëna e tij. Përveç pasurisë në vlerë 230,000 EUR, u evidentuan dhe 5 pasuri të tjera të regjistruara në emër të shtetasit B. Duke marrë në konsideratë sekuestrimin e pasurive të familjares së shtetasit B dhe precedentët penal në emër të tij, informacioni u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 8: Transferta të dyshimta nga persona me precedentë penal
Shtetasi A, shqiptar me rezidencë në një shtet fqinj, ka përdorur llogarinë e tij individuale në Shqipëri për të realizuar blerje me kartë në tregtarë që ofrojnë shërbime bastesh, si dhe rezervime hotelesh/restorantesh në dy vende fqinje. Fondet e përdorura, janë akumuluar ndër vite nga depozitimet e të hollave, të realizuara nga vetë shtetasi dhe nga persona të tretë. Brenda tre muajve të parë të vitit 2024, në llogarinë e shtetasit A, është depozituar shuma 100,000 EUR nga katër persona të ndryshëm. Depozituesit nuk kanë lidhje familjare me shtetasin X, ndërkohë që njëri prej tyre rezulton i dënuar në vitin 2019 në vend evropian për trafikim të lëndëve narkotike. Si burim për fondet e gjeneruara, shtetasi A ka paraqitur ekstraktin e regjistrimit të shoqërisë “X” në vendin fqinj, në të cilën është administrator. Biznesi është në pronësi të shtetasit B, i biri i shtetasit A, i cili rezultoi të kishte ndryshuar gjeneralitetet. Shtetasi B, rezultoi të ishte i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, në një vend evropian. AIF ka vijuar bashkëpunimin me NjIF në shtetet përkatëse, nga të cilët jemi informuar: – për përfshirjen e shtetasve A dhe B në transferta të dyshimta të fondeve gjatë viteve 2021-2023 duke përdorur subjekte të ndryshme te transferimit të parave; – përfituesit e fondeve janë individ të ndryshëm, kryesisht me shtetësi Shqiptare por dhe nga vende të ndryshme të BE pa lidhje të identifikuara mes tyre; – shtetasi B, përveçse përfaqësues me prokurë i subjektit “X” është gjithashtu aksioner në shoqërinë “Y”, biznes tjetër i regjistruara në vendin fqinj. Aktiviteti i ushtruar nga këto shoqëri, shfaqet i dyshimtë pasi objekti i veprimtarisë së tyre është ndryshuar disa herë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Duke marrë në konsideratë anomalitë si vijon: – Depozitimet në llogaritë e shtetasit A, nga palë të treta pa lidhje të evidentuara me njëri-tjetrin, njeri prej të cilëve me precedentë penal; – Përdorimi i llogarisë që shtetasi A disponon në Shqipëri, për blerje shërbimesh që kanë lidhje me bastet, apo rezervime hotelesh; – Lidhjet të ngushta familjare të shtetasit A dhe përfshirja në aktivitet tregtar me shtetasin B, i dënuar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike; – Informacionet e NjIF partnere në lidhje me përfshirjen e shtetasve A dhe B në transferta të dyshimta, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit
Tipologjia 9: Mashtrim me karta bankare
Një grup individësh të ndryshëm, shtetas shqiptarë kryesisht, por edhe të huaj, të cilët janë pjesë e një grupi komunikimi në platformën Telegram, kanë marrë mesazhe nga shtetas të huaj me emrin e përdoruesit ‘xxx’, të cilët ju kanë kërkuar tu vënë në dispozicion numrat e kartave me qëllim kreditimin e fondeve të paidentifikuara, fonde të cilat me pas pritej të ktheheshin në masën ½ tek kontaktuesi. Nga administrimi i informacionit pranë bankës X, ku janë verifikuar llogaritë e 30 personave të ndryshëm, rezultoi se janë kredituar fonde në llogarinë e kartave të tyre, nga një tregtar ‘Z’, i cili ka një POS të regjistruar në shtet aziatik me përshkrim “kthim nga tregtari”.
Nuk rezulton që këta persona të kenë kryer më parë veprime me këtë tregtar, që të prisnin kthim fondesh, si dhe llogaritë janë hapur të reja, dukshëm për të përfituar këto fonde. Në total janë transferuar rreth 100,000 EUR, nga të cilat një pjesë janë tërhequr dhe rreth 20,000 EUR janë këmbyer në kriptomonedha duke i transferuar më pas në llogari të personit që i ka kontaktuar. Nga verifikime të mëtejshme ka rezultuar se shtetasit e përfshirë janë të punësuar në shoqëri tregtare, kryesisht “call center”, ose të papunë.
AIF ka bashkëpunuar me NjIF partnere, nga të cilët jemi informuar se lidhur me tregtarin ‘Z’, më herët ka pasur të dhëna për mashtrim me karta debiti dhe krediti. Duke marrë në konsideratë mungesën e informacionit mbi numrin e personave që mund të jenë të përfshirë në këtë skemë, burimin e panjohur të fondeve nga jashtë vendit, lidhjet midis tyre, mundësinë e një skeme mashtrimi apo krimi tjetër por në formë të organizuar, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 10: Dyshime mbi aktivitet “Forex”
Shoqëria tregtare X, e regjistruar në vendin tonë në fillim të vitit 2023 nga shtetasi shqiptar A, i cili zotëron 100% të kuotave dhe njëkohësisht administrator i shoqërisë) ka si objekt veprimtarie “Shërbime marketingu dhe komunikacioni online”. Nga analizimi i aktivitetit bankar të kësaj shoqërie u evidentua se gjatë një periudhe një vjetore kanë mbërritur transferta nga një shtet Evropian në vlerë totale rreth 400,000 EUR me përshkrimin “likujdim fature”. Më tej këto fonde janë përdorur për pagat e punonjësve dhe pagesa faturash që lidhen me shpenzime operacionale të përgjithshme (qira, ujë, shërbime kontabiliteti, etj.), ndërkohë që mungonin pagesa faturash, që lidheshin drejtpërdrejtë me natyrën e aktivitetit. Mbështetur nga sa më sipër, u kryen verifikime të mëtejshme nga ku rezultoi se: – Nisur nga historiku i punësimit të administratorit A, duket se ai ka një profil që nuk lidhet me natyrën e aktivitetit të shoqërisë X;
– Gjithashtu historiku i punësimit të pjesës dërmuese të punonjësve të kësaj shoqërie zbuloi se ata kanë qenë të punësuar në shoqëri me aktivitet “Call Center” si dhe “Forex”; – Për një prej punonjësve të shoqërisë, nga burimet e hapura rezultoi se ishte i përfshirë në aktivitet kriminal. Në lidhje me subjektet dërguese të fondeve rezultoi se – Janë regjistruar gjatë periudhës kohore që përfshin dy vitet e fundit, në të njëjtin zonë të shtetit Evropian; – Kanë si fushë veprimtarie të ndryshme si: tregti, hotel, restorant; – Transfertat janë kryer nëpërmjet shërbimit e-banking;
– Ka mungesë informacioni në lidhje me transfertat e kryera. Nisur nga elementët e mësipërme u komunikua me NjIF partnere nga i cili rezultoi se për subjektet dërguese të fondeve ka raportime për aktivitet të dyshimtë, për shkak të qarkullimeve të konsiderueshme të fondeve me shtete të ndryshme. Transfertat mbërrinin nga vende si Spanjë, Francë, Lituani, Luksemburg, Poloni, Qipro dhe më pas transferoheshin në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipëri, Belgjikë, Zvicër, Danimarkë, Mbretëri e Bashkuar, Izrael, Lituani, dhe Sllovaki. Nga analiza e transaksioneve rezultuan edhe subjekte të tjera të përfshira të cilat: – Kishin të njëjtin aktivitet të dyshimtë;
– Objekt veprimtarie në fushën e IT dhe marketingut; – Janë regjistruar rishtazi; – Kishin administratorë në moshë të re; – Subjekte të tjera të hapura rishtazi nga familjarë të tyre. Bazuar në dyshimin për pastrim parash nëpërmjet qarkullimit të fondeve të shoqërive tregtare me një aktivitet të paqartë dhe kthimin e tyre në vende të ndryshme, informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 11: Rast mashtrimi nëpërmjet aplikacioneve dhe transferta të dyshimta
Shoqëria tregtare A, e regjistruar në vitin 2016 në vendin tonë, kishte aktivitet në fushën e “Internet marketing, blerje dhe shitje online, krijimi dhe menaxhimi i faqeve ëeb për qëllime shitje apo publiciteti”. Administrator dhe ortak i vetëm i A, ishte shtetasi Shqiptar X. Nga analiza e aktivitet bankar të subjektit, në 2 banka të ndryshme, gjatë periudhës 2016-2024, të përqendruara kryesisht në vitet 2023-2024, kanë rezultuar kreditime në rreth 6 milion EUR. Një anomali tjetër e vërejtur në pasqyrat financiare është fitimi tepër i lartë i vitit të fundit i rritur 30 – fish krahasuar me fitimet ndër vite që nga krijimi i shoqërisë. Punonjësi i vetëm i shoqërisë është ortaku/administratori i shoqërisë. Nga analiza e kryer rezultoi se: – Transfertat janë dërguara nga individë në shtete të ndryshme si Gjermani, Austri, Poloni, të kryera nëpërmjet institucioneve të pagesave elektronike ndërkombëtare si Micropayment, Paysafe Prepaid Services Limited etj;
– Një pjesë e subjekteve përfituese të transfertave rezultoi të kenë aktivitet aplikacion “dating” ose ofrojnë shërbime si moderatore ‘chat’, që nuk përputhet me aktivitetin e deklaruar në QKB të shoqërisë A, të regjistruar në vendin tonë; – Burimi i fondeve në të gjitha këto transferta ishte nga individë të cilët nuk ishin të identifikueshëm si dhe mungonte dokumentacioni justifikues, si kontratat apo faturat me klientët individë, nga të cilët dërgoheshin fondet; – Gjithashtu në llogari të shoqërisë, mbërrinin transferta periodike nga shoqëria B, e regjistruar në një vend të Evropës, e cila kishte ortak të vetëm, vetë shtetasin X. Objekti i deklaruar i veprimtarisë së shoqërisë B, ishte shërbime në fushën IT, ndërsa realisht ajo shërbente vetëm për grumbullimin e fondeve të hyra nga shtete të ndryshme dhe transferimin e tyre në shoqërinë A, në vendin tonë; – Pjesa më e madhe e fondeve të përfituara për llogari të shoqërisë A, transferoheshin drejt shoqërive të ndryshme jashtë vendit. Një pjesë e fondeve ka kaluar menjëherë si dividend në llogarinë e ortakut X, e më pas është tërhequr dhe përdorur për investime në pasuri të paluajtshme apo dhënie huaje ndaj palëve të treta.
Nisur nga transfertat e larta në hyrje dhe në dalje, AIF bashkepeunoi me NjIF partnere në 5 vende të ndryshme, sidomos në lidhje me subjektet përfituese të transfertave të dërguara nga shoqëria A. Nga analiza e të dhënave, rezultoi se: – Aktiviteti i ofruar prej shoqërive përfituese është “dating” nëpërmjet përdorimit të platformave me qëllim njohje mes individëve; – Ka raportime të aktivitetit të dyshimtë për përdorimin e platformave të rreme, me qëllimin për të mashtruar individë. Bazuar në dyshimin për mashtrim dhe pastrim parash, nëpërmjet qarkullimit të fondeve mes shoqërive në vende të ndryshme, informacioni u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 12: Transaksione të dyshimta shitblerje kuotash
Shtetasi B nga Evropa Veriore, kishte regjistruar në Shqipër prej 2016 shoqërinë X, me kapital 100,000 lekë dhe me aktivitet të deklaruar në “import – eksport të produkteve ushqimore, veprimtari në fushën e agrobiznesit të prodhimeve bujqësore”. Një muaj pas regjistrimit, shtetasi B dhuron 80% të kuotave shtetasit D, me kombësi të huaj dhe shtetësi shqiptare. Në kuadrin e bashkëpunimit me NjIF partnere, rezultoi se ky shtetas ishte dënuar më herët me burgim për disa vepra penale dhe ishte ende nën hetim për pastrim parash nga autoritetet e tyre ligjzbatuese.
Që në fillim të ushtrimit të aktivitetit, rezultoi se shoqëria X: – ka blerë një pasuri të paluajtshme të llojit “tokë bujqësore” nga shtetasi shqiptar A, në vlerë rreth 380,000 EUR, i pranishëm në nënshkrimin e kësaj kontrate ishte edhe një shtetas nga një vend fqinj, shtetasi F, si njohës i gjuhës së përfaqësuesit të shoqërisë X, i dyshuar për lidhje të ngushta me PEP në vendin e tij të origjinës; – të njëjtën pasuri “tokë bujqësore”, ia shet disa vite më pas sërisht shtetasit shqiptar A, me çmim 25,000 EUR; – ka lidhur kontrata shitblerje për pasuri të llojit apartament; – ka investuar në makineri dhe impiante në vlerë 9 milion lekë; – ka lidhur kontratë si palë huamarrëse nga një shoqëri në vendin e origjinës së shtetasit B, shoqërinë Y, për një shumë prej rreth 600,000 EUR. Dy vite më pas shoqëria ka fituar drejtën e investimit në një sipërfaqe të madhe toke bujqësore për një periudhë 80 vjeccare, për krijimin e një ferme blegtorale me vlerë financimi të parashikuar prej 2 miliard lekë. Ky investim nuk rezulton të jetë realizuar deri në 2024.
Në të njëjtën kohë ortaku i kësaj shoqërie shtetasi B, largohet duke shitur kuotat shtetasit F, kundrejt një vlere simbolike. Gjithashtu edhe ortaku tjetër shtetasi D, i shet shoqërisë Z, pjesën tjetër të kuotave, sërish me çmim simbolik. Një muaj më pas, kjo e fundit shet 100% të kuotave të veta, me çmim 500,000 EUR, për ortakët e rinj, shtetasin A (49%), shtetasin E (49%), biznesmen në fushën e ndërtimit, dhe shtetasin G (2%). Pas këtij transaksioni kuotash, shoqëria X e zgjeron aktivitetin e saj duke e shtrirë edhe në fushën e shitjes dhe prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme energjie.Shoqëria X, në periudha të ndryshme kohore rezulton se ka marrë hua në vlera të larta nga shoqëri të huaja kryesisht nga vende të ndryshme disa prej tyre cilësuar vende me risk, në shumë totale 200 milion lekë. Një pjesë e këtyre huave qarkullohen në formë të dyshimtë përmes huadhënieve dhe transfertave kundrejt shoqërive persona të tretë.
Nga verifikimet lidhur me aktivitetin e shoqërive rezulton se shoqëria X dhe shoqëria Z, nuk rezultojnë të kenë patur aktivitet tregtar, ortakët janë të vetmit punonjës të deklaruar dhe përgjithësisht vitet e fundit kanë deklaruar humbje. Për sa më sipër, duke marrë në konsideratë: – përdorimin e shoqërive pa një aktivitet real por të cilat qarkullojnë fonde brenda dhe jashtë vendit, në vlera të larta dhe me origjinë të paqartë; – përfshirja e personave me të dhëna kriminale, rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.
Tipologjia 13: Pastrim parash nëpërmjet skemave mashtruese
Three foreign citizens (A, B, C) have opened three companies in our country (Z, Y, X) and through them have benefited from funds reaching a total value of 3,000,000 EUR from various countries such as: Singapore, Romania, Colombia, etc., justified through service contracts signed with companies located in the countries where the transfers were made with the object of 'providing consulting services', from which a total of 7,000,000 EUR will be benefited. From the verifications carried out at the National Business Center, it resulted that the applications for the creation of companies with administrators and partners of the aforementioned citizens were carried out by an Albanian citizen D.
In relation to this person, it turned out that he had been employed by a company with a partner, citizen E, whose assets were seized in the context of a criminal proceeding for involvement in drug trafficking. From the analysis of the account movements of these entities, it resulted that: – a total of EUR 3,000,000 were credited during one month, of which EUR 2,000,000 were invested in real estate in a coastal area, benefiting from large areas with a purchase price significantly below the market price; – payments were made abroad for the purchase of a vessel with a total value of EUR 4,500,000, from the company 'Alfa', of which only EUR 500,000 were paid; – a payment was made for the purchase of a vehicle within the country, also from the company 'Alfa' with a value of EUR 300,000, of which EUR 150,000 were paid.
Following the cooperation with the partner FIU, it resulted that for citizens A and B, there were suspicions of money laundering through the use of fraud schemes, suspicious investments in cryptocurrencies, luxury goods and international transfers. The method of carrying out the fraudulent activity consisted of the use of the “Ponzi” pyramid scheme. Citizens A, B and C in their country of origin had created such an activity, through which they asked various citizens to pay a ‘fee’ as an investment and in return would benefit from 20% as a return on investment. They encouraged their members to re-invest the amounts earned, in order to benefit from more income in the future.
Through this scheme, thousands of investors have fallen prey and the amount gained could be up to EUR 40,000,000. Regarding the above, taking into account the transfers of considerable amounts from abroad, carried out in short periods of time, investments in movable and immovable property of unknown origin, the data provided for involvement in criminal activity, the case was sent for further investigation to law enforcement agencies./ Monitor
Latest news


BIRN: TikTok shutdown measures raise concerns about personal data breaches
2025-04-07 21:26:10
Macron on peace mission in the Middle East
2025-04-07 21:10:34
Kurti invites opposition party to form new government in Kosovo
2025-04-07 20:58:22


Accident on the Fushë Krujë-Vorë axis, a pedestrian in serious condition
2025-04-07 20:35:29

SP officially opens campaign on April 12
2025-04-07 19:54:24

Fire in a warehouse in Pogradec, a homeless man is saved in time
2025-04-07 19:28:52
Incident in the Egnatia - Elbasan match, a fan falls from the stands
2025-04-07 19:26:33

Weekly Horoscope: It will be the most important week of the year for these signs
2025-04-07 19:00:42








Trump's tariffs rattle markets worldwide
2025-04-07 16:43:17


Veliaj's attack campaign from prison undermines 'public trust in the media'
2025-04-07 16:09:45


"Beware of exes!", dynamic week for three zodiac signs
2025-04-07 15:18:18
The new mandate holder in Serbia: Dialogue promoter or Vučić's spokesman?
2025-04-07 15:01:53

The 61st victim of the Kocani tragedy, another patient passes away
2025-04-07 14:51:54

6 typical habits of smart people
2025-04-07 14:33:52

Arrested for corruption, GJKKO makes decision for former judge Zamira Vyshka
2025-04-07 14:09:49


The most common mistake we make when washing our hair
2025-04-07 13:40:00
Who is Ilia Ndoka, the member of the former SP MP's gang?
2025-04-07 13:27:49


Kallas: We are analyzing the mistakes of the Kosovo-Serbia dialogue
2025-04-07 12:53:35
Out hunting, 28-year-old disappears on Pashtriku mountain
2025-04-07 12:42:18


Food safety scandal: Tirana AKU director dismissed
2025-04-07 12:06:12
2.9 million liters of palm oil milk were imported to Albania in 2024
2025-04-07 11:59:05
Berisha pledges to EPP: Zero tolerance towards crime
2025-04-07 11:46:10


Residents of Tropoja and Has block the Qafë Prushi border crossing
2025-04-07 11:20:48

Albania ranks first in the Western Balkans for human trafficking
2025-04-07 10:57:21
Photo/ This is the 52-year-old Albanian man killed in Italy
2025-04-07 10:48:32

Berisha starts tour in Strasbourg
2025-04-07 10:30:19
Requested revocation of security measure, decision made for Kryemadhi
2025-04-07 10:20:59
Strasbourg Court questions courts' decision on Beleri case
2025-04-07 10:11:37
Ballots to be used by the diaspora arrive in Albania
2025-04-07 10:02:24
52-year-old Albanian man shot dead in Italy
2025-04-07 09:51:43
Names/ Two people extradited from Germany and Italy
2025-04-07 09:40:17
Berisha's 'non-grata', Këlliçi: It's already been removed, don't you know yet?
2025-04-07 09:32:51
The Head of Public Procurement appears at SPAK
2025-04-07 09:20:55
Veliaj's attack campaign from prison undermines 'public trust in the media'
2025-04-07 09:13:43
Vaccines: Conspiracy or protection of life?
2025-04-07 09:05:40

Foreign exchange, how much foreign currencies are sold and bought today
2025-04-07 08:39:40
Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-04-07 08:25:31
Alternating clear and cloudy skies, temperatures drop
2025-04-07 08:14:42
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-04-07 07:59:15
Snowfall blocks Struga-Qafthanë axis, about 1 km of vehicle queue
2025-04-06 21:50:50

"Virtual clashes" that could lead to inter-institutional tensions
2025-04-06 21:06:12
Këlliçi: DP will secure 80% of Albanian votes in the US
2025-04-06 20:46:30
Topalli from London calls on Albanians: May 11 is our chance to change reality
2025-04-06 20:27:01

Veliaj's wiretaps/ 13 pages from SPAK's file with blackmail from the cell
2025-04-06 19:47:39
Temperatures drop, snowfall returns to the Southeast
2025-04-06 19:25:20
“Petulla” me honey and BE
2025-04-06 19:07:42

Strazimir: In Albania you are arrested and released only if you want Alexi
2025-04-06 18:20:30

Iran rejects talks with US over nuclear program
2025-04-06 17:40:47



The operation to capture Eljon Hato, Ervis Martinaj's friend, fails
2025-04-06 16:23:52
The big cat, abandoned and forgotten in a small asylum...
2025-04-06 16:02:24




Even peppers with pesticides, Croatia returns Albanian products
2025-04-06 14:40:33

Rain and snowfall, police appeal to drivers: Be careful on the road!
2025-04-06 14:02:30

Caused pollution of Dhrale Bay, technical engineer arrested in Palasa
2025-04-06 13:23:26
