Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Zhulali: Sot ai 'po shijon gjellën' që ka gatuar vetë

Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, Zhulali: Sot ai 'po shijon

Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do me kërkesë të socialistëve, pas urdhrit të Edi Ramës, do të votohet për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.

Anëtarja e Këshillit, Ilda Zhulali, deklaroi se është e kënaqur që kryebashkiaku po merr “shijen e gjellës që ka gatuar vetë”, duke iu referuar procesit të shkarkimit.

Sipas saj, vendimi është i vonuar, pasi Veliaj duhej të ishte larguar nga detyra prej kohësh, për shkak të aferave të shumta që ky i fundit akuzohet të jetë implikaur gjatë kohës që ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës.

“Erion Veliaj është gjallë. Nuk ndodhet sot në sallë se nuk e lejuat. Ai duhet të ishte këtu sikurse ia lejon ligji. Jam e kënaqur që mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë, që sot në Këshillin Bashkiak do të shkarkohet dhe nëse na ndjek nga qelia, e përshëndesim. Vendimi që keni sjellë sot është i vonuar dhe i paplotë”, tha Zhulali.

Të fundit