Flash News

Ditari i Opozitës

Albert Malaj merr detyrën si kryebashkiak i Memaliajt, shtrëngim duarsh mes rivalëve

Albert Malaj merr detyrën si kryebashkiak i Memaliajt, shtrëngim

Albert Malaj ka marrë zyrtarisht detyrën sot si kryetar bashkie i Memalijat.

Malaj fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Në ceremoninë e betimit nuk ka munguar dhe kryebashkiaku humbës i PS-së, Gjolek Guci.

Ai e ka përcjellë Malajn prej sallës ku u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak e deri tek zyra duke ia dorëzuar detyrën kundërshtarit politik.

Albert Malaj në zgjedhjet e 14 majit fitoi kundrejt Gjolek Gucit të PS me 312 vota diferencë. Të djathtët rifitojnë çelësat e bashkisë së Memaliajt pas 12 vitesh.

 

Të fundit