Flash News

Ditari i Opozitës

Rritja e çmimeve, Tabaku: Kush e bën pazarin vetë e ka të qartë, qeveria ofron lugën e propagandës

Rritja e çmimeve, Tabaku: Kush e bën pazarin vetë e ka të

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka ngritur si shqetësim rritjen e çmimeve në vend. Ajo akuzon qeverinë për propagandë, ndërsa shton se pagat në Shqipëri janë qesharake, inflacioni dhe varfëria e lartë, ndërsa paketa e ndihmës për qytetarët më e ulëta në rajon.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, deputetja thotë se çmimet janë rritur si pasojë e shtrenjtimit të naftës, e cila ka kapur nivele rekord.

“Kush e bën pazarin vetë e ka të qartë se sa janë rritur çmimet! I blejmë perime  më shtrenjtë sepse nafta është 260 lek/litër. Çmimi energjisë ka shkuar në 18 lek/këh kurse subvencionet dhe paketa ndihmëse më e ulëta në rajon! Me rroga qesharake, varfërinë e lartë dhe një inflacion të frikshëm qeveria ofron lugën e propagandës!”- thotë Tabaku.

Të fundit