Flash News

DITARI POLITIK

Spahia me kryefamiljaret shkodrane: Familja në krizë nga politikat e kësaj qeverie

Spahia me kryefamiljaret shkodrane: Familja në krizë nga politikat e

Politikat e këqija të qeverisjes 12 vjecare kanë goditur familjen, duke shkaktuar braktisje të qyteteve e fshatrave, rritje të varfërisë, pasiguri dhe mungesë shprese, është shprehur demokrati Bardh Spahia.

Me kryefamiljaret shkodrane, e zhvilloi takimin e radhës kandidati për deputet i Partisë Demokratike Bardh Spahia.

Duke e quajtur jetike për vendin betejën e 11 Majit, Spahia kërkoi nga kryefamiljaret që të ndëshkojnë masivisht me votë qeverinë Rama, duke i dhënë fund kësaj krize dhe duke mbështetur programin e PD, që ofron zgjidhje konkrete për këto problematika.

Vota për Partinë Demokratike, është votë për ndryshimin, votë e një Shqipërie të zhvilluar dhe që i jep fund krimit e korrupsionit të bërë një me shtetin”, përfundoi Spahia.

Të fundit