Flash News

E-TJERA

Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot

Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale POR ulen me të paktën 2 gradë celcius vlerat maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Të fundit