Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama urdhër kandidatëve një javë para zgjedhjeve: Bëni 7-8 'selfie' në ditë që të dukeni sikur po mbështesni këdo

Rama urdhër kandidatëve një javë para zgjedhjeve: Bëni

Kryeministri Edi Rama ka shtuar presionin ndaj kandidatëve socialistë për deputetë, ndërsa na ndan një javë nga zgjedhjet e 11 majit. 

Në njoftimin e shpërndarë për kandidatët nga shtabi i kryeministrit u kërkohet që veç axhendës së secilit si dhe asaj të përbashkët, do të fokusohen më shumë në komunikimin direkt në rrjetet sociale.

Në njoftim u kërkohet që nga sot deri në 9 maj, pra një ditë para heshtjes zgjedhore, ata duhet të postojnë 7-8 'video-selfie' në ditë me çdo kategori personash që të duken sikur po mbështesin këdo. 

"Mesazh i rëndësishëm për të gjithë kandidatet!
Duke qene se kanë mbetur dhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve, fushata në këtë pikë ku jemi, veç axhendës së secilit si dhe asaj të përbashkët, do të fokusohet në komunikimi direkt në rrjetet sociale.
Nga e diela (pra sot) deri të premten date 9 maj, te gjithë kandidatët duhet të mbushin rrjetet e tyre sociale me VIDEO SELFIE me njerëz të thjeshtë, (shembuj: socialiste, votues për herë të parë, studente, demokratë-pse jo, mësues, pensionistë, biznes i vogël i lagjes, etj) ku shprehet ne forme mesazhi te shkurtër arsyet pse mbështet partinë socialiste dhe pse ju mbështet ju personalisht.
Këto duhet të jene video të shkurtra të bërë në mënyrë spontane me këdo gjykoni të përshtatshëm gjate ditës ne terren. Mbani ne vëmendje te jene kategori te ndryshme për te treguar mbështetjen e te gjitha shtresave.
Numri i videove selfie ne dite për secilin prej jush: 7-8.
Sa me lart është porosi e Kryeministrit, ju lutem vëmendjen tuaj!
Profilet do te monitorohen për te gjethe kandidatet", thuhet në njoftim. 

Të fundit