Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli ngre alarmin për votën e diasporës: Në Greqi po i mbledhin me makina nga Shqipëria

Topalli ngre alarmin për votën e diasporës: Në Greqi po i

Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli ka ngritur alarmin se po cenohet vota e diasporës. 

Në një mesazh në rrjetet sociale, Topalli shkruan se nga Greqia ka marrë njoftime shqetësuese se pasi qytetarët janë njoftuar për të tërhequr zarfin, kur shkojnë në postë nuk është më aty! "Dikush tjetër e ka marrë, dhe ndoshta e ka plotësuar në vend të tyre", shkruan Topalli. 

Po ashtu, sipas saj,  makina nga Shqipëria kanë shkuar për të mbledhur zarfet, çka përbën tërësisht një akt të paligjshëm.

"Sot në nje deklarate për shtyp falënderova diasporën për mbështetjen e jashtëzakonshme që po jep me çdo zarf, me çdo votë, me çdo mesazh.

I ftova të vijnë në Shqipëri, sepse vendi i tyre ka nevojë për ta.
Dhe i sigurova që ne po e monitorojmë procesin nga afër.

Por duhet ta them qartë:
Nga Greqia po na vijnë njoftime shqetësuese. Në shumë raste, qytetarët po marrin lajmërimin për të tërhequr zarfin, por kur shkojnë në postë – zarfi nuk është më aty!
Dikush tjetër e ka marrë, dhe ndoshta e ka plotësuar në vend të tyre.

Na informojnë gjithashtu se makina nga Shqipëria kanë shkuar për të mbledhur zarfat – kjo është tërësisht e paligjshme.
Ky është një akt që cenon integritetin e votës dhe vullnetin e lirë të qytetarëve!

Unë do të jem zë i çdo shqetësimi. Kjo çështje nuk do të mbulohet me heshtje. Shqipëria është në këmbë. Dhe unë kam një thirrje për të gjithë ata që nuk janë regjistruar ende për të votuar nga jashtë.

E di që jeni lodhur nga padrejtësitë. E di që jeni larg. Por sot, vendi ka nevojë për një sakrificë tjetër nga ju.

Ejani më 11 maj në Shqipëri!
Ejani për të votuar për kthesën e madhe!
Për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Për një Shqipëri që meriton më shumë.

Çdo hap drejt Shqipërisë është një hap drejt ndryshimit.
Çdo votë është një zë që s’mund ta heshtin më", shkruan Topalli. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)

Të fundit