Flash News

Ditari i Opozitës

Incidenti me Nallbatin, Kaso: SPAK të zbardhë ngjarjen, denoncojmë instrumentalizimin politik për interesa të Peleshit

Incidenti me Nallbatin, Kaso: SPAK të zbardhë ngjarjen,

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso kërkoi ndjesë për incidentin ku u përfshi deputeti demokrat Bledion Nallbati.

Kaso tha në një deklaratë për mediat se rasti është keqpërdorur nga Policia e Shtetit me urdhër të Niko Peleshit, duke dezinformuar publikun për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

Kaso kërkoi nga SPAK të zbardhë ngjarjen, ndërsa theksoi se nëse faktohet se akuzat janë ngritur me urdhër politik atëherë kemi të bëjmë me rastin më flagrant të shpërdorimit të pushtetit të shtetit për interesa personale politike dhe marrjes së një rezultati elektoral.

“Në cilësinë time si drejtues i PD qarku Korçë, në emër të PD, përfitoj nga rasti që të rinovoj edhe njëherë kërkesën e ndjesës kundrejt gjithë qytetarëve që kanë ndjekur imazhet e incidentit të djeshëm. Lidhur me pjesën tonë të përgjegjësisë në këtë incident, u tërhoqëm pa dashjen tonë. Nga ana tjetër është përgjegjësia jonë që të denoncojmë menjëherë instrumentalizimin politik që po i bëhet kësaj ngjarje për interesa të ngushta personale të Niko Peleshit i cili është një person i përfshirë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit dhe në çdo lloj dezinformimi që po i bëhet opinionit publik për ngjarjen.

Nëse faktohet nga SPAK, AMP, të cilët i ftuam ta hetojnë rastin, nëse faktohet telefonata dhe ndikimi i paligjshëm që deputeti Peleshi i bën drejtorit të policisë, jo vetëm për mbajtjen përgjegjës të një personi i cili në bazë të kodit penal nuk ka përgjegjësi penale lidhur me një ngjarje që vetë pala e dëmtuar nuk ka ngritur asnjë ankesë. Nëse faktohet pezullimi i drejtuesve të komisariatit të Devollit që kanë refuzuar ta shohin ngjarjen me syze politike dhe është urdhëruar transferimi i kësaj dosje dhe marrja e masës së ndalimit ndaj vëllait të Nallbatit, nëse faktohen që akuzat e ngritura janë me urdhër politik dhe jo me ankesë ligjore, atëherë kemi të bëjmë me rastin më flagrant të shpërdorimit të pushtetit të shtetit për interesa personale politike dhe marrjes së një rezultati elektoral. Krahas ndjesës, i bëjmë thirrje SPAK-ut të zbardhë ngjarjen”, tha Kaso.

 

Të fundit