Flash News

Ditari i Opozitës

Përgjakja në Laç/ Balliu: Kriminelët e ‘listë-pagesave’ për gjah, policia duarkryq

Përgjakja në Laç/ Balliu: Kriminelët e

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Laç ku mbetën të plagosur 5 persona.

Koordinatori rajonal për Tiranën Klevis Balliu deklaroi për mediat se “Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar ASHM janë të qartë dhe e ka dhënë prej kohësh alarmin mbi arsyet se pse krimi bredh i lirë dhe i pakontrolluar nëpër Shqipëri: Policia e narkoshtetit është e angazhuar, ose me manipulimin e zgjedhjeve në favor të qeverisë, ose me mbrojtjen e trafikantëve të drogës”.

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU

Pesë të plagosur është bilanci i një përplasjeje me armë në Laç mesditën e sotme. Në kulmin e fushatës, kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e procesit elektoral, dhe pak javë nga hapja zyrtare e sezonit turistik, banorët e Laçit janë tronditur nga krismat e armëve dhe pasiguria për jetën që shoqëron ngjarje të tilla.

Përplasja e përgjakur e Laçit nuk është e vetmja gjatë javëve të fundit. Lezha dhe Tirana janë tronditur po kaq nga përplasje të ngjashme që kanë marrë edhe jetë fëmijësh të pafajshëm.

Fjalia famëkeqe e Edi Ramës “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, por të vetmet koka që bien janë ato të shqiptarëve të thjeshtë:

Më 17 Prill 2025 në një atentat në Tiranë u plagosën 4 vetë.

Më 30 Tetor 2024 , 4 vetë u vranë në Dobraç, mes të cilëve Flutura dhe Bashkim Basha kalimtarë të rastit.

Në Janar 2022 vritet gabimisht në një atentat Erion Çela në Don Bosko.

Në Qershor 2024 vriten, gabimisht, në një atenat mafioz Gledio Muka dhe Marsel Çela në Memliaj.

Në Mars 2023 nga përplasja e bandave humb jetën banakierja e lokalit në Don Bosko Mimoza Paja.

Në Mars 2023 vritet roja i Top Channel Pal, Kola.

Në Qershor 2021 vritet Museam Zeneli 17 vjeç në Velipojës.

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar ASHM janë të qartë dhe e ka dhënë prej kohësh alarmin mbi arsyet se pse krimi bredh i lirë dhe i pakontrolluar nëpër Shqipëri: Policia e narkoshtetit është e angazhuar, ose me manipulimin e zgjedhjeve në favor të qeverisë, ose me mbrojtjen e trafikantëve të drogës. Nuk është rastësi që fushatat elektorale janë një mjedis i preferuar për larjen e hesapeve. Kriminelët që i kanë në listë-pagesa policët e Ramës, të Hoxhës dhe të Prodës e dinë këtë dhe marrin armët e dalin për gjah.

Siguria dhe jeta e qytetarëve është e kërcënuar, zgjedhjet janë të kërcënuara, rendi është i kërcënuar. Të vetmit të mbrojtur janë kriminelet e drogës dhe të vjedhjes së zgjedhjeve, të gjithë të lidhur me pushtetin me një mijë fije e interesa.

Partia Demokratike, duke dënuar kriminalitetin dhe pasigurinë që ai sjell për qytetarët e Laçit dhe të Shqipërisë, i kërkon policisë të kthehet në krye të detyrës, për hir të rendit, jetës së qytetarëve dhe një tranzicioni të paqtë të pushtetit më 12 maj.

Shqiptarëve u bëjmë me dije se siguria kthehet kur të rrëzohet Edi Rama dhe qeveria e tij, që ka lëshuar qytetarët dhe ka përqafuar krimin.

Më 11 maj është dita për t’i ndarë një herë e përgjithmonë Shqipërinë nga krimi dhe qeveria e krimit.

Një Shqipëri e sigurt është një Shqipëri madhështore!

Të fundit