Flash News

E-TJERA

Sherri nisi për pasqyrat e makinave, kush është 24-vjeçari që mbeti viktimë e plumbave në Laç?

Sherri nisi për pasqyrat e makinave, kush është 24-vjeçari

Ky është Gerald Bitri, 24-vjeçari që humbi jetën në Spitalin e Traumës pas plagëve që mori nga përplasja me armë në Laç.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ku disa të rinj u konfliktuan me njëri-tjetrin pas një aksidenti që dëmtoi vetëm pasqyrat e makinave me të cilat udhëtonin.

Sherri nisi për pasqyrat e makinave, kush është 24-vjeçari
Gerald Bitri

Klevis Ndreca ka nisur të qëllojë me armë duke shkëmbyer zjarr me Daniel Gjeloshin. Më pas, ai ka qëlluar drejt tre të rinjve të tjerë, përfshirë Bitrin që humbi jetën.

Nga të shtënat, mbeti i plagosur aksidentalisht edhe shoku i Ndrecës, Amarildo Ndoj dhe një shitëse ambulante.

Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person.

Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi. Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit.

Të fundit