Flash News

Ditari i Opozitës

Plagosja e shumëfishtë në Laç, Gjekmarkaj: Akt i rëndë kriminal, u lëndua dhe një qytetare e pafajshme

Plagosja e shumëfishtë në Laç, Gjekmarkaj: Akt i

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar për plagosjen e ndodhur në Laç.

Gjekmarkaj shprehet se ngjarja është një akt i rëndë kriminal. Ai shton se mes të tjerash, në këtë ngjarje është lënduar edhe një qytetare krejt e pafajshme.

 “Plagosja e pesë personave në qytetin e Laçit është një akt i rëndë kriminal që dëshmon pasigurinë e jetës dhe rrezikun real që paraqesin personat e armatosur që lëvizin lirshëm nëpër qytete.

Një zonjë e pafajshme që shet qirinj në rrugë për bukën e gojës u qëllua nga plumbat.

Kjo situatë është e pafalshme dhe tregon dështim serioz të strukturave të rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje, duke garantuar sigurinë dhe rendin për qytetarët.”

Të fundit