Flash News

Ditari i Opozitës

Nallbati sfidon kundërshtarët e PS për debat publik në qendër të Devollit

Nallbati sfidon kundërshtarët e PS për debat publik në

Ndryshe nga tradita e ftesave për debate në studio televizive, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Bledjon Nallbati, ka propozuar një mënyrë të re për ballafaqim elektoral: një debat publik në sheshin qendror të qytetit të Devollit.

Përmes një letre të hapur drejtuar kandidatëve të Partisë Socialiste në këtë bashki, Genti Lakollarit dhe Gëzim Gorës, Nallbati kërkon që përfaqësuesit e forcave politike të dalin përballë qytetarëve për të diskutuar programet dhe për të bërë transparencë për qeverisjen e kaluar.

“Fushata elektorale është një moment llogaridhënieje, bilanci dhe transparence. Qytetarët e Devollit meritojnë të njohin kandidatët dhe programet që ata përfaqësojnë”, thuhet në ftesën e Nallbatit.

Ai shton se bashkë me kolegen Jorida Mazelliu, përfaqësuese e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, është i gatshëm të marrë pjesë në çdo moment që kundërshtarët do të zgjedhin për debatin publik.

“Në pritje të përgjigjes suaj, qytetarët do ta dinë se kush ka guxim të dalë ballëhapur përpara tyre dhe të prezantojë programin elektoral të partisë që përfaqëson,” mbyllet ftesa e kandidatit demokrat.

Të fundit