Flash News

Kosova

Kosova hap ambasadë në Malajzi

Kosova hap ambasadë në Malajzi

Kosova ka hapur sot zyrtarisht ambasadën e saj në Kuala Lumpur, në shtetin e Malajzisë. 

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare atje. 

“Një dritare e re për vendin tonë, me plot mundësi për bashkëpunim edhe më të thellë me Malajzinë. Një prani edhe më e fuqishme diplomatike në një nga rajonet më strategjike në Azi”, ka shkruar Osmani.

Hapja e ambasadës në Kuala Lumpur shihet si pjesë e strategjisë së zgjerimit të pranisë diplomatike të Kosovës në botë, me qëllim rritjen e ndikimit ndërkombëtar dhe konsolidimin e njohjeve ndërkombëtare, partneriteteve ekonomike dhe lidhjeve me diasporën.

Të fundit